-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

LAJMI I FUNDIT: Albin Kurti dhe Vjosa Osmani merren vesh që të bashkëqeverisin

Rekomandime

Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja janë dakorduar që të qeverisin bashkë.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti – partia e së cilit deri në rezultatet e tanishme zyrtare del të jetë fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit – pas takimit me kandidaten e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani dhe kryetarin e kësaj partie Isa Mustafën.

- Advertisement -

E uruam njëri-tjetrin për gjithçka. Besoj që do të na shkojë mbarë e mirë sepse jemi pajtuar që do të qeverisim bashkë. Kështu që, urime të gjithëve”.

Kurti ka thënë para mediave se bisedimet me LDK-në kanë nisur me idenë e përbashkët se si e shohin qeverisjen, njofton Klan Kosova.

Natyrisht që Kosova ka humbur shumë kohë dhe pritjet e qytetarëve janë shumë të larta, prandaj pa humbur kohë ne kemi filluar bisedimet duke nisur me idenë e përbashkët që do ta zbatojmë për qeveri sa më efikase dhe për shtet sa më të fuqishëm”.

- Advertisement -

Synimi jonë është që t’i dalim zot nevojave të qytetarëve, t’i respektojmë të drejtat e tyre dhe ta orientojmë shtetin nga drejtësia, zhvillimi, demokracia dhe mirëqenia për të gjithë”.

I pari i Vetëvendosjes dhe kryeministri potencial ka thënë se janë marrë vesh që në qeverinë që do ta udhëheqin bashkë me LDK-në do të ketë minimalisht 30 % të përfaqësimit të grave.

- Advertisement -

Jemi dakorduar që të kemi një dysheme prej 30 % të përfaqësimit gjinor, minimalisht do të jenë 30 % gra edhe në mesin e ministrave dhe zëvendësministrave. Do të kemi shumë më pak ministri dhe zëvendësministra, por do të kemi shumë më tepër angazhim, përkushtim dhe punë”.

Ekipet profesionale të LDK-së dhe Vetëvendosjes do të takohen për të harmonizuar programet tona dhe për t’u dakorduar për projektet tona”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit