Një përplasje me armë zjarri u shënua para pak minutash në mbikalimin e Shkozetit të Durrësit.
Nga të dhënat e para raportohet se i është bërë atentat prokurorit Arjan Ndoja.
Mësohet se prokurori ka qenë në makinën e tij kur është qëlluar me armë, ndërsa mes dy mjeteve ka pasur shkëmbim zjarri.
Nga ngjarja përveç prokurorit kanë mbetur edhe dy persona të tjerë të plagosur te mbikalimi i Shkozetit.
Njëra prej mjeteve që është përfshirë në shkëmbim zjarri është tip “Benz” me targa AA 333 ZD dhe ndodhet në vend.
Lajm në zhvillim…