-0.5 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Lajmi i fundit: Britania shënon numrin më të vogël të viktimave në një javë

Rekomandime

Gjatë 24 orëve të kaluara, nga koronavirusi në Britani kanë vdekur 697 persona. Shifra e përgjithshme e viktimave në vendin ishullor shkoi në 11,309 persona. Kjo është dita e dytë me radhë që numri i viktimave brenda 24 orëve po shënon rënie.

Rënia e numrit të viktimave erdhi një ditë pasi Mbretëria e Bashkuara e arriti shifrën e përgjithshme prej 10 mijë viktimave, e cila më parë ishte shënuar vetëm në Shtetet e Bashkuara, Itali, Spanjë dhe Francë.

- Advertisement -

Organet e shëndetit publik në Angli bënë të ditur se viktimat ishin nga mosha 17 deri 101-vjeçare dhe se 40 prej tyre nuk kishin ndonjë problem tjetër shëndetësor, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Shifra e viktimave për 24 orët e kaluara është më e ulët se ajo që u publikua një ditë më parë dhe më e vogla që nga e hëna e kaluar.

Ministrja e Parë e Skocisë, Nicola Sturgeon, tha se ka shenja optimiste se masat kundër koronavirusit janë duke funksionuar, por ato do të vazhdojnë të mbeten në fuqi.

- Advertisement -

Me koronavirus është infektuar edhe kryeministri britanik, Boris Johnson. Ai qëndroi për disa ditë në kujdes intensiv para se të lirohej nga spitali të dielën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit