Një hotel 5 katësh është shembur në qytetin e Durrësit.
Dy vëllezërit kosovarë të bllokuar nën rrënojat e hotel “Tropikali” kanë komunikuar me mesazhe më vëllanë e tyre në Kosovë.
Shqiptarja.com raporton se vëllai nga Kosova i ka komunikuar policisë se ka qenë në kontakt me dy vëllezërit e tij para pak minutash.
Ata vijojnë të jenë të bllokuar nën rrënoja ndërsa policia vijon përpjekjet për të bërë mundur nxjerrjen e tyre të gjallë.