2.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

LAJMI I FUNDIT: E thotë kryeministri, kjo do të jetë vlera e koeficientit të pagave

Rekomandime

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se vlera e re e koeficientit të pagave do jetë 105 euro, dhe se në janar të vitit 2024 pritet të jetë 110 euro.

Vlera e koeficientit për këtë vit është 105. Ndërsa në janar të vitit 2024 sipas përllogaritjes së Ministrisë së Financave ai do të jetë 110.

- Advertisement -

Me këtë ndryshim plotësim të Ligjit të Buxhetit i hapet rrugë sistemit të ri të pagave në Republikën e Kosovës prej këtij muaji. Me këtë sistem të ri dhe këto vlera të kompensimeve, ne kemi synuar dhe mbërritur disa objektiva bazë: barazi dhe ndershmëri për pagat në mes të kategorive, ngushtim të hendekut midis zyrtarëve të lartë dhe të tjerëve, si dhe mbështetjes solide për katër kategoritë jetike për funksionimin e shoqërisë.

E reja e këtij sistemi përveç vlerave në klasifikimin e kategorive tek zyrtarët publikë, është se për çdo vit do të shqyrtohen mundësitë buxhetore dhe do të bëhet ndryshimi i koeficientëve sipas atyre mundësive. Pas kësaj nuk do të ketë më stagnim të pagave për zyrtarët pafundësisht”, ka thënë Kurti ndër të tjera.

Vlera 105 nuk do ta kënaq SBASHK-un

- Advertisement -

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se për ta nën 120 euro do të jetë vlerë e papranueshme.

Ligji për pagat në sektorin publik është miratuar në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës më 22 dhjetor 2022.

- Advertisement -

Kujtojmë se Ligji është votuar në dy leximet në Kuvend dhe është publikuar edhe në Gazetën Zyrtare, por ende nuk dihet se kur do të caktohet vlera e koeficientit. Kryeministrit Albin Kurti ka paralajmëruar se vlera do të caktohet këtë muaji, por nuk ka përmendur datë.
Mungesa e përcaktimit të vlerës së koficientit përveç ankthit që ka shkaktuar tek zyrtarët publikë, mbase e ka arritur një efekt të dëshirueshëm për pushtetin. Kjo pasi nuk ka shumë ankesa, të cilat potencialisht do të dërgoheshin në Gjykatën Kushtetuese.

Megjithatë dy institucione deri tash, i janë drejtuar Avokatit të Popullit, të bindura se ky Ligj duhet ta kalojë filtrin e Gjykatës Kushtetuese. (Albanian Education)

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit