3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

LAJMI I FUNDIT: Lirohet njëri nga të arrestuarit nga Policia e Serbisë

Rekomandime

Dy qytetarë nga Komuna e Podujevës janë arrestuar gjatë së shtunës nga Policia e Serbisë.Të arrestuarit janë Blerim Maqastena dhe Betim Mexhuani, të dy nga fshati Dumosh, i Komunës së Podujevës, gjersa Maqastena është këshilltar komunal nga radhët e PSD-së.

- Advertisement -

Burime të Gazeta Blic bëjnë të ditur se njëri nga këta të arrestuarit, konkretisht Berat Mexhuani, është liruar nga policia serbe.

Ndërsa, asambleisti i PSD-së, Blerim Maqastena, po vazhdon të mbahet ende i arrestuar nga autoritetet serbe.
Gjatë ditës lirimin e tij e kërkoi kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.Molliqaj ka kërkuar nga institucionet kosovare që të merren me rastin dhe ta mundësojnë kthimin e dy qytetarëve në Kosovë.

Maqastena dhe Mexhuani, ishin kapur ditë më parë nga policia serbe, pranë kufirit me Kosovën.Dyshohet se të dy qytetarët e kishin humbur drejtimin, si pasojë e mjegullës së madhe, duke u futur në territor të Serbisë.Të dy këta kishin dalur të shëtisnin pranë vijës kufitare Kosovë-Serbi, nga ana e territorit të Llapit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit