2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Lajmi i fundit për tërheqjen e 10% të Trustit

Rekomandime

Pas miratimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministren e Financave, Hykmete Bajrami, të martën do të takohen me përfaqësues të Bankës Qendrore të Kosovës dhe Trustit për të biseduar rreth zbatimit të Projektligjit.

- Advertisement -

Kjo pasi që qytetarëve përmes një projektligji të tillë u mundësohet tërheqja e 10 % të kursimeve në Trust.

Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes një komunikate për media e lëshuar nga zyra e kryeministrit.

“Kryeministri Avdullah Hoti, bashkë me ministren e Financave Hykmete Bajrami, takon përfaqësues të BQK-së dhe të Trustit të Kursimeve Pensionale, për të diskutuar lidhur me përgatitjet për zbatimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Kujtojmë se u.d.presidentja Vjosa Osmani ka dekretuar Projektligjin për Rimëkëmbje që hapë rrugë për tërheqjen e 10%.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit