Tre persona kanë mbetur të pIagosur në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, në mbrëmjen e së premtes.
Lajmin për Express e ka konfirmuar shefi i ndërrimit në Qendrën Emergjente në QKUK, Naser Syla.
“Tre persona kanë mbetur të pIagosur nga arma e zjarrit dhe janë duke marrë tretman mjekësor në Qendrën Emergjente. Ata janë pranuar para 15 minutash”, ka njoftuar ai.