1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Lajmi i fundit: Vdes gazetari shumë i njohur kosovar

Rekomandime

Ka ndërruar jetë gazetari shumë i njohur kosovar.

- Advertisement -

Sot, në moshën 73 – vjeçare, ndërroi jetë Jusuf Salihu, gazetari shumëvjeçar i Rilindjes, prijësi e organizatori i krijimi të sistemit paralel shqip në komunën e Podujevës.

Në moshën e ri filloi punën si arsimtar i gjuhës shqipe, në Bradash e Bajçinë të Podujevës, për të nisur pastaj një karrierë të bujshme në gazetari, fillimisht si korrespodent i “Rilindjes” nga Podujeva, e pastaj si gazetar, redaktor e zëvendëskryeredaktor i Rilindjes.

Gjatë periudhës së okupimit serb, ishte në ballë të organizimit të sistemit paralele të arsimit shqip në Llap, duke u vënë shkollave emrat e dijetarëve e heronjëve tanë, në rrugën te pakthyeshme të popullit të Kosovës për liri e pavarësi.

- Advertisement -

Ishte model në nivel të Kosovës për këtë organizim.

Për shkak të aktivitetit të tij kombëtar e patriotik, në vitin më të errët të gjenocidit serb ndaj kuadrove intelektuale Jusufi përjetoi një golgotë të vërtetëduke u ndodhur nën peshën e pendrekut dhe shufrave të hekurta të policisë, gjë që e la me pasoja tërënda shëndetësore.

- Advertisement -

Shënim biografik për autorin:

Jusuf Salihu u lind më 27 mars të vitit 1947, në katundin Peran të Llapit.

Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Podujevë, ndërsa Fakulztetin filologjik, dega letërsi, në Prishtinë. Punoi në arsim në katundet Bajçinë dhe Bradash.

Herët u inkuadrua në gazetari, deri në pensionim. Me shkrime letrare filloi të merret qysh si nxënës i shkollës së mesme, bashkëpunoi me të gjitha organet letrare e reviale të kohës.

Mori pjesë në shumë konkurse letrare dhe u laurua edhe me shpërblime për krijime në prozë dhe eseistikë.

Librin e parë me tregime “Ora pa numra”e botoi në vitin 1979, të cilin kritika e priti me admirim.Të dytin “Shën Vetja” në vitin 2013.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit