2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Lajmi i fundit, vdes ish-futbollisti i Kosovës

Rekomandime

Ish-futbollisti i njohur mitrovicas Gëzim Kaçaniku ka ndërruar jetë. Këtë lajm e ka bërë të ditur klubi Trepça ’89, përmes një telegram ngushëllimi.

- Advertisement -

Presidenti i klubit Trepça ’89, Abedin Zeka, ka njoftuar se ish-futbollisti i njohur nga Mitrovica, Abedin Zeka, ka ndërruar jetë, si dhe u ka shprehur ngushëllime të gjithë familjarëve dhe komunitetit sportiv mitrovicas, transmeton Gazeta Express.

“Lajmi për ndarjen fizike nga ne na mërziti pa masë. Me rastin e ndarjes nga jeta e ish-futbollistit tonë Gëzim Kaqaniku KAQA Shprehim Ngushëllimet më të sinqerta Familjes dhe gjithë komunitet sportiv Mitrovicas”, shkruhet në telegramin e klubit mitrovicas.

“KAQO do të përkujtojmë gjithmonë të buzëqeshur do të mbesin në kujtime ato batutat dhe humorin që gjithmonë e ke sjellë në klub. I përjetshëm Kujtimi për Ty. Me dhimbje, Kryesia e KF Trepça’89 FC”, thuhej në telegram e klubit mitrovicas.

- Advertisement -

Në fund të janarit, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi në shoqëri të sekretarit të përgjithshëm, Eroll Salihu, anëtarit të KE-së, Xhelal Broja dhe kryetarit të KF “Trepça”, Avni Haxhiu, e kishin vizituar Kaçanikun, i cili ndodhej në spital për shërim.

Me këtë rast presidenti Ademi i kishte dhënë kurajë ish-futbollistit të njohur me nofkën “Kaço” për ta përballuar me vullnet e sukses edhe atë sfidë dhe njëherësh i kishin uruar që ai sa më parë të kthehet në fushën e gjelbër për të vazhduar të japë kontributin e tij si trajner në zhvillimin e grupmoshave të reja në KF “Trepça”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit