1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Lama i reagon Pacollit për punëtorët në Kazakistan: Po mbron politikat ruse pasi ke bërë miliardat atje

Rekomandime

Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali Alma Lama, i ka reaguar ish-kryediplomatit të Kosovës Behgjet Pacolli, pas deklaratave të tij në lidhje me trazirat në Kazakistan.

Pacolli ka thënë se trazirat janë të shkaktuara nga faktori i jashtëm dhe jo nga faktori i zemërimit ekonomik atje.

- Advertisement -

E Lama nuk është habitur nga kjo deklaratë e Pacollit, i cili sipas saj, mbron politikat ruse pasi ka bërë pasurinë në Rusi dhe Kazakistan. Ajo është shprehur e bindur se prapa trazirave qëndron Rusia.

“ Nuk është për tu çuditur që mbron politikat ruse ai që ka bërë miliardat në Rusi e Kazakistan.

Sa për trazirat jam e bindur se prapa tyre qëndron Rusia, e cila ka qëllimin për t’i hequr Kazakistanit çfarëdo lloj kontrolli apo autonomie në vendimmarrje që lidhen me gazin dhe çmimet e energjisë, edhe pse e ka aleat apo satelit”, ka shkruar ish-deputetja e LDK-së në një postim në Facebook.

- Advertisement -

Ndryshe, policia deri tani ka arrestuar mbi 5 mijë persona për tensionet e fundit në Kazakistan.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit