3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Lamtumirë Ballkan: Një regjion me rënie enorme demografike

Rekomandime

Ish vendet e komuniste në Evropën Juglindore përballen me shpopullim katastrofik, me pasoja të mëdha sociale dhe politike. Të rinjtë po largohen. Shkalla e fertilitetit ka rënë. Komunitetet po plaken. Sidoqoftë, mijëra refugjatë dhe emigrantë kanë çaluar përgjatë regjionit, disa prej tyre dëshirojnë të qëndrojnë akoma.

- Advertisement -

Kufijtë, grindjet etnike, anëtarësimi në BE, anëtarësimi në NATO dhe çështjet e papërfunduara nga luftërat e viteve 1990 – Këto janë storiet që i mbushin lajmet nga Ballkani.Megjithatë, analiza serioze të rënies demografike të rajonit, shpopullimi dhe grryerja e fuqisë punëtore duket më e vështirë të gjendet.

Ndoshta kjo ndodh për shkak se qeveritë nuk kanë përgjigje e as burime në dispozicionin e tyre për të bërë ndryshimet e nevojshme.Nëse demografia është fati, e ardhmja e Ballkanit është e zymtë – por nuk është unike. Por nga Greqia në Poloni, pothuajse të gjitha vendet e Evropës Lindore, Qendrore dhe Juglindore mund të përballen me të njëjtat probleme.Për 20 vjet, Bullgaria do të ketë 38.6 përqind banorë më pak sesa në vitin 1990. Serbia do të ketë 23.8 për qind më pak, Kroacia 22.4 për qind dhe Rumania 30.17 përqind.

Moldavia tashmë ka humbur 33.9 përqind të popullsisë së saj. Bosnja dhe Hercegovina ka një shkallë fertiliteti prej 1,26, një nga më të ultat në botë. Kosova, me një moshë mesatare prej 29 vjeç, është vendi më i ri në rajon, por as Kosova nuk i shpëton dot rënies demografike.Shifrat dhe përqindjet mund të ndryshojnë, por tendencat janë të njëjta pothuajse kudo, megjithëse me disa vende të përparuara më shumë se të tjerët. Mosha mesatare e popullatës në Serbi është 43 vjeç, më e vjetër se mesatarja e popullatës në BE prej 42.6 përqind.Sidoqoftë kështu siç duket, e ardhmja demografike e Ballkanit dhe kjo gjysma e Evropës, e prekur nga emigracioni dhe shkalla e ulët e lindjeve kronike, duket dramatike.Ndryshe nga e kaluara

- Advertisement -

Parashikimi i popullsisë në Europën Lindore. Grafiku: BIRN

Historikisht, të gjitha vendet e rajonit, dhe në të vërtetë shumica e Evropës, kishin periudha të një emigracioni intensiv.Në rastin e ish-Jugosllavisë, qindra mijëra ikën jashtë vendit në vitet 1960 si punëtorë me leje të përkohshme pune, jo domosdoshmërisht do të thotë se do qëndrojnë larg vendit të tyre, por shumë prej të cilëve e kanë bërë këtë gjë, mbase për shkak se kishin fëmijë jashtë ose për shkak të luftërave, apo për shkak të të dyjave.Para kësaj, hebrenjtë u larguan – ose u vranë në Holokaust – dhe gjermanët etnikë u dëbuan ose u vranë. Gjeneratat para kësaj, myslimanët, shqiptarët dhe turqit nga Bosnja dhe pjesët e tjera të ish-Jugosllavisë dhe Ballkanit më të gjerë ikën përgjatë valëve të ndryshme gjatë shekujve 19 dhe 20.Njerëzit nga ishujt dalmatinë dhe nga pjesë e Malit të Zi u larguan drejt Shteteve të Bashkuara. Greqia, Turqia dhe Bullgaria i këmbyen popujt e tyre.

- Advertisement -

Por për sa i përket numrave, kjo nuk kishte shumë rëndësi atëherë kur gratë kishin pesë ose shtatë fëmijë. Emigrimi, të paktën, në kohë paqeje, e bëri më të lehtë edhe presionin mbi vendin dhe burimet dhe popujt vazhduan të rriten.Kjo është një nga arsyet pse ajo që po ndodh sot duket të jetë aq ndryshe nga e kaluara.Atëbotë, vendet e Ballkanit i ekspozonin karakteristikat klasike demografike dhe emigracionin e vendeve të varfra. Sot, ndërkohë, ato i shfaqin edhe simptomat një vendi të pasur e edhe ato të një vendi të varfër në të njëjtën kohë. Kjo është diçka e paprecedentë.Popujt në Ballkan bëjnë një jetë të gjatë – jo aq të gjatë sa popujt në vendet më të pasura të Evropës, por shumë më gjatë krahasuar me disa popuj ne vendet më të varfra.

Në të njëjtën kohë, ashtu si në vendet më të pasura, normat e pjellorisë kanë rënë.Por, ndërkohë që shtetet perëndimore e kompensojnë rënien e nivelit të lindshmërisë dhe emigrimin me imigrimin, relativisht pak njerëz imigrojnë në shtetet e Ballkanit.Në Evropën Qendrore dhe Lindore, vetëm Polonia ka arritur të kompensojë në mënyrë të konsiderueshme emigracionin në shkallë të gjerë si dhe shkallën e ulët të lindshmërisë me imigrimin të rastësishëm të më shumë se një milion ukrainasve të cilët, në të njëjtën kohë, në mënyrë të konsiderueshme e kanë zbutur atë që përndryshe do të ishte shkurtesë kritike e punësimit.Qeveri të pafuqishme

Të gjitha qeveritë janë të vetëdijshme për situatën, por përballen me faktin e të diturit se çfarë të bëjnë në lidhje me të, apo nuk kanë mjete të mjaftueshme për të bërë diç më shumë.Në Kroaci, çiftet e reja mund të marrin hipoteka të subvencionuara nga qeveria, por duhet poseduar para të mjaftueshme për të dhënë fund kësaj dhe numri i hipotekave në dispozicion si dhe çifteve të lejuara janë të vogla në krahasim me shkallën e problemit.Aty ku munden, shtetet u japin ndihmë në para grave dhe familjeve me më shumë fëmijë, por të paktën akoma nuk ka dëshmi se ndonjë prej këtyre ndihmave mund t’i bindë ato të kenë më shumë fëmijë.Në Poloninë shumë më të pasur, e cila ka dhënë përparësi të konsiderueshme fiskale për familjet me të ardhura më të ulëta, ndihmesa në para i ka ndihmuar dhe i ka bërë ata më mbështetës dhe më të vendosur ndaj partisë qeverisëse që mbështeten në ligj dhe drejtësi, por prapë nuk duket se ato familje janë më të prirur të bëhen me më shumë fëmijë.

Kur bëhet fjalë për emigrimin, duke mos iu referuar kufizimeve të vjetra të stilit komunist, me shumë gjasë pak gjëra mund të bëhen, përveç në fushat e synuara të tilla si pagesa për punonjësit eë kujdesit shëndetësor dhe sisa fusha tjera.Paratë, megjithatë, nuk janë arsyeja e vetme që i shtyn banorët të largohen.Në të kaluarën, ata të cilët nuk ishin të fokusuar që të ikin jashtë vendit, migruan nga fshati në qytet dhe nga qytetet në kryeqytet. Dallimi midis Evropës së kaluarës dhe asaj së tanishmes është se tani është më e lehtë ta kapërcesh atë fazë sesa në çdo kohë tjetër të historisë.Në fakt, Ballkani dhe shtete tjera ish komuniste janë shndërruar në fshatra. Nëse vini nga Bullgaria rurale apo nga qyteti i vogël i Polonisë, pse do të shkonit në Sofjen e vogël apo në Wroclawen e frikshme nëse do të mund të shkonit direkt në Londër ose Berlin?

Ekziston një botë e tërë dhe e madhe atje. Vizat nuk janë të nevojshme për shumicën e evropianëve për shumicën e vendeve perëndimore dhe linjat e lira ajrore do të thotë që ju mund të udhëtoni para dhe pas nga Austria apo Italia në atë mënyrë që gjenerata e mëparshme do ta kishte bërë me autobus vetëm brenda shtetit të tyre.Aeroportet dytësorë të tillë si Stansted ose Beauvais tani luajnë të njëjtin rol siç e luajnë stacionet e autobusëve që dikur i kryenin shërbimet e tyre në provincat e largëta në të kaluarën.Kriza me punësiminNdërkohë, demografia dhe emigrimi po shkaktojnë mungesë pune kudo.

Qeveritë përballen me probleme të vërteta. Migrimi pakëson jashtëzakonisht shumë çështjet dhe shpenzimet rreth papunësisë dhe sjell remitanca. Mirëpo, njëkohësisht është duke e gërryer fuqinë punëtore, do të thotë se investimet e huaja dekurajohen ose, në disa raste, madje edhe ikin.Logjikisht, përgjigjja ndaj mungesës së vendeve të punës është rritja e pagave, por kjo nuk po ndodh, ose të paktën jo për të gjithë.Në ish-Jugosllavi, kompanitë e autobusëve nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare për të konkurruar me pagat e kompanive gjermane që kanë nevojë për shoferë. E njëjta gjë ndodh edhe në Beograd po ashtu si në Rijeka të Kroacisë.Aty ku puna është relativisht e pakomplikuar dhe parashikohet të kompensohet me paga të ulëta, siç është në industrinë e pjesëve të automobilave në Moldavi, është më e lirë për kompanitë të ikin diku tjetër se sa të paguajnë më shumë.

Kjo nuk po ndodh kudo, natyrisht, dhe disa kompani po i rrisin pagat dhe po i mbajnë punëtorët, veçanërisht në sektorët ku kërkohet aftësi e madhe si teknologjia informative.Pagat e tyre më të larta mund të mos i konkurrojnë pagat në Londrër apo Kaliforni, mirëpo kostoja e jetës është aq shumë e ulët sa që për shumë, nëse jo për të gjithë, ia vlen të qëndrojnë.Megjithatë, diku tjetër kjo nuk po ndodh ose strukturat ekonomike e bëjnë konkurrencën më të vështirë.Në Kroaci, dominimi i turizmit sezonal është jashtëzakonisht shtrembërues. (“sistemin”)Në të kaluarën, ishte gjithmonë e mundshme të gjesh njerëz të mjaftueshëm nga disa rajone të varfra të Kroacisë apo nga rajoni i gjerë për të përmbushur nevojat për tre muaj sezoni në bregdet, por tani ata gjithnjë e më shumë po refuzojnë ta bëjnë një gjë të tillë sepse po u jepet mundësia që të punojnë për tërë vitin apo edhe për një gjysmë viti në Gjermani, për shumë më shumë para dhe me kushte shumë më të mira.Në muajin korrik, qeveria kroate lëshoi pe ndaj presionit të punëdhënësve të dëshpëruar për të lëshuar më shumë leje pune për të huajt. Rumania po bën të njëjtën gjë.Një mënyrë tjetër për të zgjidhur problemin e një fuqie punëtore në rënie është përmes imigrimit.

Këtë e ka bërë Polonia duke hapur dyert për ukrainasit dhe gjithnjë e më shumë për njerëzit nga vendet gjetkë.Të tjerët do të duhet të ndjekin të njëjtën rrugë nëse dëshirojnë t’i mbajnë ekonomitë e tyre në rritje, por në vendet pa traditë të imigrimit, kjo duket të jetë diçka e vështirë për tu arritur.Një plus i vogël, i cili është vërejtur së paku në Rumani, është se romët e margjinalizuar më parë po fitojnë vende pune prej të cilave do të ishin përjashtuar në të kaluarën. Paratë nga ata që punojnë jashtë vendit po ndihmojnë gjithashtu në krijimin e një klase të mesme rome për herë të parë.Nëse Polonia do të kalojë përmes një rruge të këtillë, qeveritë që i nënshtrohen logjikës së imigrimit do të duhej të kalonin përmes një rruge të vështirë politike.Qeveria e Polonisë pretendon se është kundër imigrimit dhe nuk refuzoi të pranojë disa mijëra refugjatë kur një gjë e tillë iu kërkua nga BE-ja në vazhdën e krizës së migrantëve dhe refugjatëve të vitit 2015.Në të njëjtën kohë, Polonia heshtazi ka lejuar të hyjnë një numër të madh të ukrainasve (megjithëse të bardhë dhe të krishterë).Ky lloj i politikave mund të jetë një prototip për të tjerët që duhet ta ndjekin, por mund të jetë, të paktën për Ballkanin, i vështirë për t’u përsëritur. Ku është Ukraina Ballkanike?Zonat rurale mund të zbrazen kudo, por disa vende janë duke u rritur.Sipas kryebashkiakut, Erion Veliaj, Tirana po rritet me 25,000 banorë në vit ndërsa ndërkohë që në total shteti po pëson humbje në banorë.Qyteti Cluj në Transilvani është një qytet që po mbipopullohet, në të cilin banorët nga pjesët e tjera të Rumanisë dhe jashtë saj koncentrohen. Suksesi i këtij qyteti bazohet në ekonominë e dijes dhe në teknologjinë informative.

Ka shembuj në Rumani ku investimet e huaja, duke rezultuar në ndërtimin e fabrikave moderne, kanë ndaluar shpopullimin dhe madje kanë sjellë një kthim të kufizuar.Nëse qytete si Cluj mund të kopjoheshin me mijëra herë dhe puna të bëhej punë kudo në përmirësimin e standardit të jetesës, sikurse në Tiranë, situata do të ishte shumë më ndryshme.Të përkeqësuara nga BEDuket të jetë e pakëndshme edhe pse duhet pranuar se anëtarësimi në BE i përkeqëson gjërat, të paktën sa për fillim. Por tani dallimi në Evropë midis vendeve anëtare dhe jo-anëtare po shkon drejt prishjes.Për Poloninë, Rumaninë, Kroacinë dhe vendet tjera, hapja e tregut të punës çoi në largimin e miliona njerëzve. Tani Gjermania dhe vendet tjera janë hapur për fuqi të aftë punuese nga vendet joanëtare të BE-së po ashtu.Disa vjet më parë, kishim të bënim me migrim të jashtëligjshëm dhe me njerëz që e provonin fatin e tyre si azilkërkues të rremë. Kjo është historia e së kaluarës.Tani ka grumbuj njerëzish përpara konsullatave nga Beogradi deri në Banjallukë dhe Prishtinë pasi që njerëzit kërkojnë leje pune, shpesh të sponsorizuara nga kompani në BE, Kroaci dhe Slloveni.Migrimi çon në pasoja politike. Në të gjithë rajonin, çështja demografike po bëhet një çështje politike dhe jo vetëm në aspektin e qeverive që premtojnë të bëjnë diçka në lidhje me këtë.Në Serbi, presidenti e ka kundërshtuar numrin aktual të serbëve dhe shqiptarëve me të dhënat që tregojnë se numri i banorëve serbë po zvogëlohet në mënyrë dramatike në proporcion me shqiptarët. Ai po e bën këtë gjë sepse kërkon të ndërtojë një konsensus përpara çdo marrëveshje jo të mirë që mund ta arrijë me Kosovën.Listat elektorale gjithandej mbeten plot me ata që kanë emigruar.

Politikanët kanë shfaqur interes ta bëjnë këtë ngase është më lehtë të vidhen zgjedhjet nëse ka lista të mbushura me njerëz me të drejtë vote.Megjithatë, referendumi i vitit 2018 në Maqedoninë e Veriut për ndryshimin e emrit dështoi, jo vetëm për shkak të një bojkoti opozitar por sepse pragu nuk mund të arrihej lehtë, sepse shumë njerëz emri i të cilëve figuronte në listat elektorale, kishin braktisur vendin.Në qershor të vitit 2019, kur një qeveri ra dhe një tjetër mori pushtetin në Moldavi, një nga aktet e para të qeverisë së re ishte anulimi i një ligji të miratuar në prag të zgjedhjeve të fundit sipas të cilit qytetarët moldavë në diasporë nuk mund të votonin me pasaporta apo me letërnjoftime të skaduara të Moldavisë.Pse kjo kishte rëndësi? Sepse një numër i madh i përkrahësve të Maia Sandu, kryeministrit në ardhje, janë në diasporë në Perëndim të cilët udhëtojnë dhe punojnë atje me pasaporta Rumune dhe kështu kanë një normë më të lartë krahasuar me normën që do të kishin me dokumentet e skaduara të shtetit moldav.Në Shqipëri, opozita e sulmon qeverinë, me pretendimin se deri në gjysmë milioni banorë e kanë braktisur shtetin në vitet e fundit. Është një fantazi politike kjo, meqenëse qindra mijëra prej tyre kanë ardhur apo janë migrantë në qarkullim, që hyjnë dhe dalin jashtë shtetit shqiptar.Migrimi gjithashtu rezulton me efekte në shtetet e destinacionit dhe ka ndihmuar në rritjen e partive nacional-populiste.Nuk ekziston asnjë mënyrë për të përcaktuar në çfarë mase ardhja e një numri të madh të polakëve, rumunëve, bullgarëve e me radhë, ka dobësuar balansimin në lidhje me referendumin e BREXIT në Britani të Madhe, megjithëse s’ka dyshim se edhe ky fakt mund të ketë pasur rolin e tij.Kauzë e humbur?Si mund t’i zgjidhin shtetet këto çështje? Apo, a është kjo një kauzë e humbur tashmë? Këto janë pyetjet e mëdha të kohës sonë dhe nganjëherë qeveritë mund të ndiejnë se janë mu sikurse njerëzit që përpiqen ta fusin në funksion një shkallë lëvizëse.Pse migrojnë njerëzit? Kjo nuk ka të bëjë vetëm për para. Ka të bëjë po ashtu me arsimimin, kujdesin shëndetësor dhe shërbimet – dhe gjithnjë e më shumë kjo ndodh sepse njerëzit kanë humbur shpresën se ata do të jetojnë ndonjëherë në shoqëri normale, demokratike dhe në shoqëri sa më pak të korruptuara.Në kohën kur vendet bëhen më të pasura, segmente të mëdha të popullsisë tashmë kanë jetuar jashtë vendit dhe janë në kërkim të të njëjtave standarde të jetës, përfshirë shërbimet sociale, pra të njëjta me ato që i kanë përjetuar në ato shtete perëndimore.“Për brezin e babait tim,” thotë Majlinda, një studente 25-vjeçare shqiptare që ka studiuar në Hollandë, “gjërat kanë ndryshuar shumë shpejt, por jo edhe aq shpejt sa për mua!”Pra, hendeku i pritshmërisë është rritur si me asnjë gjeneratë tjetër në të kaluarën.Logjikisht mund të mendoni se nëse këto shtete janë fshatrat e kohës së tashme, atëherë transferimi fiskal në një Evropë më federale mund të jetë përgjigjja, por ne e dimë se bazuar në klimën aktuale kjo nuk mund të ndodhë.Në të vërtetë, vendet e Ballkanit Perëndimor, e lëre më Moldavia, nuk janë as pjesë e BE-së dhe disa prej tyre madje kanë filluar të dyshojnë se do të jenë ndonjëherë.Por cilat janë provat nga një pjesë e botës së mëparshme komuniste që ka arritur ta zgjidhë problemin e transferimeve fiskale? Nuk është diçka inkurajuese. Gjermania Lindore vazhdon të shpopullohet edhe aktualisht, pothuajse tri dekada pas ribashkimit.Për të ngadalësuar dhe me shpresë për ta ndryshuar rënien, qeveritë duhet ti bëjnë të jetueshme shtetet në të cilat njerëzit jetojnë. Kjo nuk është diçka e vështirë për t’u bërë, megjithëse mund të jetë shumë vonë.Shtetet nuk mund të veniten, por ato thjesht mund të plaken dhe kjo do të thotë të mbeten më të varfra se vendet perëndimore dhe kjo nënkupton më shumë emigrim.Nëse këto shtete do të kishin qenë shumë të pasura në fillimin e tyre, si Japonia p.sh., do të kishte më shumë mundësi për të bërë diçka, por meqenëse nuk janë ashtu, dhe meqenëse tendencat janë pa dyshim të zymta, kjo është një temë që kërkon vëmendje urgjente.Ka nevojë për veprim dhe ide, jo vetëm nga qeveritë dhe intelektualët në shtetet, popullsia e të cilëve po zvogëlohet, por në të gjithë Evropën përpara se pabarazia e asaj që po ndodh do të bëhet një çështje tjetër që do të kërcënojë themelet tona liberale demokratike.Makthi statistikorNë mënyrë që të fillojmë të kuptojmë ndikimin e rënies demografike, duhet të dimë se çfarë pyetjesh të bëjmë dhe si duhet interpretuar të dhënat që janë në dispozicion.Kur bëhet fjalë për emigrimin nuk ka shifra të sakta.Ne jemi në dijeni për lindshmërinë dhe vdekshmërinë sepse ato regjistrohen. Nuk ka hapësirë për paqartësi në të qenit i vdekur ose i gjallë. Por, nëse jetoni atëherë kjo është komplet një tjetër pyetje.Nëse udhëtoni jashtë vendit për të punuar, nuk keni pse t’ia thoni këtë kujtdo në vendin tuaj. Pastaj, ndërsa mund të ketë të dhëna për personat që regjistrohen në vendet e destinacionit, ka fare pak analiza se çfarë ato shifra nënkuptojnë.Banka Kombëtare Kroate është një nga institucionet e pakta që ka ekzaminuar të dhënat dhe angazhimi i tyre ka gjetur se sa e vështirë është të përcaktosh këto shifra.Për shembull, i njëjti person mund të jetë një votues i regjistruar dhe tatimpagues i shtetit të tij, ndërkohë që shfaqet në disa shtete njëkohësisht.Imagjinoni një grua nga Kroacia lindore, ku nuk ka shumë punë, ose të paktën pak punë të paguar mirë. Ajo jeton në shtëpi gjatë gjysmës së vitit por kujdeset për të moshuarit jashtë vendit për pjesën tjetër të vitit. Ajo mund të ketë të dhëna të sigurimit shoqëror nga Irlanda apo Britania e Madhe dhe, në të kaluarën e afërt, gjithashtu ka punuar edhe në Gjermani.Ajo gjithashtu mund të ndodhë që të jetë serbe dhe të ketë pasaportë serbe ose boshnjake. Nëse ajo posedon pronë në njërën prej këtyre shteteve, ajo mund të paraqitet si banore edhe në statistikat e tyre.Për t’i bërë çështjet më të komplikuara, shumë nga këta të regjistruar si shtetas kroatë jashtë vendit janë në të vërtetë nga Bosnja. Ne mund të bëjmë një supozim të mençur dhe të themi se 20 përqind e tyre janë boshnjakë, por nuk mund të jemi të sigurt për një supozim të tillëKroatët boshnjakë, dhe kushdo tjetër që mund të bëjë një pretendim bindës se janë kroatë të Bosnjes, kanë të drejtën e tyre për të pasur pasaportën kroate. Për shkak se Bosnja, ndryshe nga Kroacia, nuk është shtet anëtar i BE-së, të kesh nënshtetësi kroate e bën shumë më të lehtë të punosh atje.Hungaria u jep pasaporta hungarezëve në Rumani, Serbi dhe gjetkë dhe Rumania u jep shtetësinë e saj një pjesë të madhe të moldavëve. Bullgaria u jep pasaporta maqedonasve.Për këtë dhe për arsye të tjera, të dhënat në lidhje me popullsinë dhe demografinë e cituar madje edhe në pjesët më të respektuara të mediave shpesh janë plotësisht të gabuara.Disa shembuj të fundit:Sipas gazetës The Financial Times, ka 3.5 milion njerëz në Moldavi. Në vitin 2018, kjo gazetë raportoi se 3.6 milion – ose 16 përqind – e popullsisë së Rumanisë, kishin emigruar që nga viti 2007.Gazeta britanike The Guardian në një grafikon të shfaqur rishtazi e vinte në pah faktin se Kosova kishte humbur 15.4 përqind të popullsisë së saj midis viteve 2007 dhe 2018 dhe tha se kjo ishte rënia më e shpejtë në të gjithë Evropën.Të gjitha këto të dhëna janë të gabuara.Nuk ka më shumë se tre milion njerëz sot në Moldavi dhe ndoshta shumë më pak se aq. Të dhënat rumune i referohen rënies së popullsisë midis viteve 1990 (jo 2007) dhe 2017 dhe përfshijnë faktorë të ndryshëm nga emigracioni.Dhe të dhënat reale për rënien e popullsisë së Kosovës nga viti 1991, e lëre më 2007, është në rreth 4.3 përqind.

Në rastin e Kosovës, arsyeja e gabimit të madh është se vendi nuk kishte të dhëna të besueshme para regjistrimit të saj në vitin 2011, gjë që tregoi se popullsia e saj ishte shumë më e vogël nga sa besohej më parë. Kështu që janë bërë krahasime midis të dhënave të azhurnuara dhe të dhënave të mëparshme të lartë, plotësisht të pasakta.Gazetarët dhe akademikët mund të besojnë se për shkak se agjensitë kombëtare të statistikave janë agjenci qeveritare, të dhënat në faqet e tyre në internet duhet të jenë të sakta. Në këtë rajon, të paktën, të dhënat nuk janë shpjeguar siç duhet pothuajse asnjëherë.Në vitin 1991, regjistrimi i fundit jugosllav përfshiu rreth një milion banorë që jetonin jashtë vendit. Është diçka jashtëzakonisht e rrallë për këdo që analizon të dhënat e popullatës para dhe pas lufte ta faktojë këtë, kështu që ata zakonisht i krahasojnë mollët me portokall – që do të thotë, një e dhënë e përgjithshme që përfshin banorë jashtë vendit në vitin 1991 përkundrejt vetëm atyre banorëve të cilët aktualisht jetojnë në shtetet që janë krijuar pas luftërave në ish-Jugosllavi. Tim Judah është reporter për The Economist dhe autor. Ai ka punuar për BBC para se të bëhej korrespondent nga Ballkani për The Times dhe The Economist. Gjatë lyftës së Kosovës ai transmetoi gjerësisht dhe shkroi për Neë York Review of Books, The Observer, The Sunday Telegraph dhe The Guardian Weekend. Judah është gjithashtu autor i librit që ka fituar çmime: Serbët: Historia, Miti dhe Shkatërrimi i Jugosllavisë, publikuar më 1997 nga Universitet i Jellit. Judah është diplomuar në Shkollën Ekonomike të Londrës dhe Shkollën Fletcher për Ligj dhe Diplomaci në Universitetin Tufts.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit