Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë konfirmuar vetëm dy raste me COVID-19 në Kosovë.
MSH bën të ditur se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Gjithashtu, në njoftim thuhet se janë shëruar 14 persona.
Numër kaq i ulët i rasteve nuk mbahet mend kur ka ndodhur. Duhet të rikthehemi në mars të vitit të kaluar, teksa kishte filluar pandemia edhe tek ne, kur ndodhën kaq raste brenda një dite.