-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Lamtumirë NISMA, Fatmir Limaj thërret konferencën e fundit

Rekomandime

Nisma Socialdemokrate nuk do të përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës gjatë legjislaturës së ardhshme. Kështu kanë vendosur qytetarët, që vetëm nën 3% e tyre kanë votuar për partinë e ish-komandantit të UÇK-së, Fatmir Limaj.

Nga 99,23% të votave të numëruara nga KQZ-ja, Nisma del se ka marrë 20 mijë e 339 vota apo 2,58%. Lidhur me këtë rezultat të keq për Nismën, por i pritshëm për të gjithë, kryetari i këtij subjekti politik në shuarje, Fatmir Limaj do të flasë sot në një konferencë për media.

- Advertisement -

Konferenca është paralajmëruar në mbahet në orën 14:00, në selinë qendrore të Nismës në Prishtinë.

Me mbi 99% të votave të numëruara, LVV vazhdon të prijë si partia e parë me 47,88% të votave. Atë e pason PDK-ja me 17,36%, ndëesa LDK-ja radhitet e treta me 13,08%.

AAK-ja është e katërta me 7,41%, ndërsa Lista Serbe renditet pas saj me 5,56%.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit