1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Latifi “godet” Vuçiqin: Kritika e Vuçiqit do pinte ujë nëse ai do hiqte dorë nga çështjet e shekullit të 14

Rekomandime

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Latifi, e ka komentuar kritikën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha pas takimit në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi se kryeministri i Kosovës Albin Kurti është kthyer në çështje të shekullit 19.

- Advertisement -

Latifi, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se kjo kritikë do të qëndronte nëse Vuçiq nuk do merrej me çështje të shekullit të 14-të, shkruan Gazeta Express.

“Kritika e Vuçiqit se Kurti është kthyer në çështje të shekullit të 19 do të pinte ujë nëse ai do të hiqte dorë publikisht dhe zyrtarisht nga çështjet e tyre të shekullit të 14, siç është Beteja e Kosovës dhe kërkesat që Kisha Ortodokse Serbe të ketë në Kosovë privilegje të shekullit të 14”, u tha në postimin e tij.

Kritika e Vuçiqit se Kurti është kthyer në çështje të shekullit të 19 do të pinte ujë nëse ai do të hiqte dorë publikisht dhe zyrtarisht nga çështjet e tyre të shekullit të 14, siç është Beteja e Kosovës dhe kërkesat që Kisha Ortodokse Serbe të ketë në Kosovë privilegje të shekullit të 14.
Vuçiq e cilësoi takimin “të keq”, ndërsa tregoi se Serbia u pajtua me disa propozime nga ndërmjetësit e Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.

- Advertisement -

“Njerëzit në BE nuk besojnë në ato që po dëgjojnë. Burri [Kurti] është kthyer në shekullin e 19-të. Siç mund ta shihni, unë jam i shqetësuar, nuk e di se çfarë do të bëjmë”, u shpreh Vuçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit