1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Latifi: Kosova fitoi eIemente të njohjes ‘de fakto’, ndërsa Serbia fitoi Asociacionin

Rekomandime

Profesori universitar, Blerim Latifi ka reaguar pas takimit që është mbajtur në Bruksel në mes të Kurtit dhe Vuçiqit.

- Advertisement -

Latifi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Bashkimi evropian ka fituar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor për një kohë të gjatë.

Sipas Latifit, Serbia ka fituar Asociacionin, me një emër tjetër, ndërsa Kosova ka fituar elemente të njohjes de fakto.

Latifi ndër të tjera, ka thënë se edhe në vitet që vijnë do të jetojmë sinjë shtet i papërfunduar.

- Advertisement -

Postimi i plotë i tij:

Bashkimi Europian fitoi stabilitetin e Ballkanit perëndimor për një kohë të gjatë. Kjo është një goditje ndaj Rusisë që kalkulon gjatë në destabilizimin e Ballkanit përmes ndezjes së konflikteve të pazgjidhura të tij. 

- Advertisement -

Serbia fitoi Asociacionin, me një emër tjetër, një fuqizim më të madh të Kishës Serbe në Kosovë dhe heqjen e presionit për ta njohur de jure pavarësinë e Kosovës

Kosova fitoi disa elemente të njohjes de fakto nga Serbia dhe premtimin për hapjen e rrugës së anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare të shteteve. 

Përmbushja e këtij premtimi mbetet krejt e pasigurtë, ngase pengesat nuk lidhen me Serbinë, por me Rusinë, Kinën dhe shtete tjera të rëndësishme që këmbëngulin në mospranimin e Kosovës. Duke mos qenë pjesë e kësaj marrëveshje, nuk ka asnjë garanci se ato do të ndryshojnë qëndrim në favor të Kosovës. 

Për fund ne do të vazhdojmë të jetojmë si një shtet i papërfunduar edhe në vitet që vijnë. 

Tash mblidhni pikët dhe nxirreni rezultatin!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit