1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Latifi: Në kohën kur Rama takon Vuçiqin në Shkup, Serbia e Rusia kanë bindur një shtet për tërheqjen e njohjes së Kosovës

Rekomandime

Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi ka reaguar pas takimit të djeshëm në Shkup ku u promovua ideja e iniciativës ballkanike “Open Ballkan” në të cilën mori pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

- Advertisement -

Ai në një postim në Facebook ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama duke thënë se në kohën kur ai së bashku më Serbinë po nisin ide të reja, ka kuptuar se si shteti serb së bashku me Rusinë kanë arritur një shtet të rëndësishëm ta bindin për tërheqjen e njohjes së Kosovës.

“Para disa ditësh, prej një burimi të mirinformuar, e mora vesh se Serbia, me ndihmën e Rusisë, pothuajse ia ka arritur ta bindë një shtet të madh e të rëndësishëm për ta tërhequr njohjen e Kosovës, ndërsa Edi Rama, midis Shkupit, na e paraqet Vuçiqin si lider progresi, si lider që po punon për mirëqenien e Ballkanit”, ka shkruar Latifi në Facebook.

- Advertisement -

Latifi thotë se ai e din edhe emrin e këtij shteti, por nuk mundet ta thotë publikisht.

“Burimi i informatës ma dha edhe emrin e shtetit, por m’u lut të mos e them publikisht. Ndërkaq, neve s’na mbetet tjetër përveçse edhe njëherë t’i hedhim sytë nga Amerika, për të na shpëtuar nga një fatkeqësi tjetër e madhe diplomatike, e përgatitur me aq mund dhe gjatë nga lideri i Open Balkan, miku i Ramës dhe armiku ynë numër një, Aleksandër Vuçiq”, ka shkruar Latifi.

- Advertisement -

Ndryshe, dje në Shkup janë takuar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit