11.2 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Latifi për këshilltarin e Kurtit: Driton Kali, servil, e priste Hashimin me orë të tëra për takim

Rekomandime

Blerim Latifi, ish-këshilltar i Kadri Veselit i ka reaguar Këshilltarit të kryeminisitrit në detyrë, Albin Kurti, Driton Talit, duke thënë se ky i fundit e ka ngatërruar Latifin si Këshilltar të Presidentit Thaçi.

- Advertisement -

Latifi thotë se këshillimi i tij në zyrën e Thaçit ka mbaruar në vitin 2013 dhe se që nga ajo kohë i kujtohet Driton Tali duke pritur me orë të tëra para zyrës së Presidentit, duke i shkuar kështu pas derisa hynte në veturën e tij.

Madje, Latifi e quan “Driton Kali” këshilltarin e kryeministrit në detyrë, duke thënë se ishte servil shumë i patalentuar, i patakt në sjellje e me gjithë këto nuk arriti t’i bëj përshtypje askujt.

Postimi i plotë i Blerim Latifi:

- Advertisement -

Driton Tali më paska përmendur në një shkrim të tij, në të cilin qenka marrë me Hashim Thaçin dhe familjen e tij. Që në fillim e dezinformon publikun duke më quajtur këshilltar i Hashimit, gjë që është krejtësisht e pavërtetë. Këshilltaria ime në zyrën e Thaçit ka mbaruar në vitin 2013. Nga ajo kohë më kujtohet një gjë, e cila, me siguri, i kujtohet edhe Driton Talit. E kam parë me sy se si qëndronte me orë duke pritur para zyrës së Hashimit, për t’u takuar pesë minuta me të. Bashkë me të qëndronte edhe Naim Rrustemi, i cili ia kishte aranzhuar takimin. Hashimi, me talentin e tij për t’i poshtëruar servilët, e detyronte të priste edhe më shumë. E kam parë me sy Driton Talin si i shkonte pas Hashimit derisa ky hynte në veturën e kryeministrit në oborrin e qeverisë. Derisa qeshnim me servilizmin e tij, duke e parë nga dritarja, Dukagjin Gorani tha: E ardhmja e ndritur është privilegj i servilëve të tillë! Sidoqoftë parashikimi i Dugit nuk u përmbush, sepse Driton Tali ishte servil shumë i patalentuar. I patakt në sjellje, politikisht i papjekur, konfuz në ato që mendonte se dinte, ai nuk arriti t’i bëj përshtypje askujt. Madje, ia patën ndërruar edhe mbiemrin: nuk i referoheshin më si Driton Tali, por si Driton Kali. Statusi i tij i fundit më jep të kuptoj se ai vazhdoka ta mbaj këtë epitet me plot meritë. Nuk kam dyshim se një ditë këtë do ta kuptoj edhe Albin Kurti, sepse sharlatanizmi i Driton Talit është konstantë psikologjike e karakterit të tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit