-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Lavrov e pëson keq në Sarajevë: Ja pse Komshiq refuzoi ta takojë ministrin e jashtëm rus

Rekomandime

Në një konferencë shtypi, anëtari i Presidencës së Bosnjë-Herzegovinës Zhelko Komshiq deklaroi arsyet pse ai, si dhe anëtari tjetër Shefik Xhaferoviq, nuk e priti ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavorv.

Komshiq deklaroi se kishte dy arsye për një vendim të tillë, mungesa e flamurit shtetëro në takimin e djeshëm me Milorad Dodikun dhe deklaratat që mirëpresin rezolutën mbi asnjanësinë ushtarake të miratuar nga Kuvendi Kombëtar i Republikës Sërpska.

- Advertisement -

Lavrov e di që vendime të tilla mund të merren vetëm nga shteti dhe përfaqësuesit e RS si dhe z. Dodik kanë marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes. Ai tregoi mosrespektim të sistemit kushtetues dhe shtetit të Bosnjë-Hercegovinës me veprimet e tij,” tha ai.

Komshiq tha se veprimet e një diplomati të tillë me përvojë ishin planifikuar paraprakisht dhe si të tilla nuk ishin miqësore ndaj Bosnjë-Hercegovinës.

Angazhimi ynë është që të kemi marrëdhënie më të mira të mundshme me Rusinë, gjë që nuk ndodh tani, shtoi ai.

- Advertisement -

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, pozicioni i zëdhënëses së ministrit Lavrov u botua dje në mediat sociale, që është një lloj kërcënimi. Përshtypja që kishim ishte se ata e trajtojnë një pjesë të vendit si një shtet të pavarur,” tha Komshiq.

Ai tha se veprime të tilla nga Sergei Lavor nuk mund të trajtohen si një skandal diplomatik, sepse pas ministrit rus qëndron një aparat i madh që di gjithçka dhe monitoron gjithçka në vendin tonë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit