3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Lavrov: Populli i Ukrainës janë nazistë e presidenti i tyre një hebre, ai ndaloi rusishtën në shkolla

Rekomandime

Ministri i punëve të jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, paturpësisht e drejtpërdrejtë në një forum televiziv me gazetarë i quajti të gjithë ukrainasit nazistë e presidentin Zelensky, një hebre, simpatizues që është joshur nga ta.

Gazetari i njohur i rrjetit amerikan ABC, George Stephanopoulos, e shoshiti mirë shefin e diplomacisë ruse Sergei Lavrov gjatë një forumi me media që u shfaq në televizionin rus, nuk u përmbajt fare nga pyetjet që sfidon drejtpërdrejtë veprimin e Rusisë dhe narracionin drejtpërdrejtë.

- Advertisement -

Lavrov i referohej vazhdimisht qeverisë ukrainase si ‘regjimi i Kiev’ duke i quajtur ‘neo-nazistë’ disa herë dhe duke e udhëzuar vazhdimisht Stephanopoulos drejt një ueb faqe ruse për të cilën thoshte se përmban të vërtetën, pasi që e akuzoi se SHBA dhe europianët po tentonin të heshtnin mediat ruse.

“Ju besoni se Presidenti Zelensky, presidenti i parë hebre i Ukrainës, familja e të cilit ishte vrarë gjatë Holokaustit, është një nazist?” e pyeti Stephanopoulos.

- Advertisement -

Përgjigja e Lavrov ishte përtej realitetit.

“Mendoj se Nazistët e kanë manipuluar atë. Përndryshe, vështirë ta kuptosh si Presidenti Zelensky mund t’i prijë një shoqëria ku neo-nazistët bëjnë probleme, marshojnë me pishtarë në procesione e tyre” tha Lavrov” duke implikuar se roli i Zelensky në zhvillimin dhe stërvitjen e ushtrisë ukrainase në taktika të Iuftrave urbane ishte dëshmi se ai kishte simpati ndaj neo-nazistëve. “Si ka mundësi që një që nuk është një neo-nazistë të mbështesë ligje që ndalojnë gjuhën ruse në shkolla?” tha Lavrov.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit