1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Lavrov pretendon se mercenarë nga Kosova, Shqipëria e Bosnja janë vendosur në rajonin e Donbasit

Rekomandime

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergeri Lavrorv, në një konferencë për media ka pretenduar se Moska ka informacione se mercenarë nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina janë vendosur në rajonin e Donbas, shkruan B92, transmeton Gazeta Express

- Advertisement -

“Rusia kujdesshëm është duke i kontrolluar informacionet që thonë se mercenarët janë duke u rekrutuar në Donbas nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnja”, ka pretenduar Lavrov, në konferencën e përbashkët me kryediplomatin grek, Nikos.

Lavrov tutje ka folur edhe për përplasjen në mes të Vladimir Putinit dhe kancelarit gjerman, Scholz, për çështjen e intervenimit në Kosovë dhe bombardimit të Serbisë.

“Presidenti Putin ka rikujtuar bombardimet e vitit 1999 në konferencën pas takimit me Scholz. Scholz ka thënë se NATO ka intervenuar për të parandaluar gjenocidin ndaj shqiptarëve në Kosovë, që gjithçka është kryer në mënyrë të suksesshme dhe se tani rajoni është duke lulëzuar”, ka thënë Lavrov.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit