3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Lavrov: ShBA tenton të anulojë marrëveshjen e Brukselit dhe të “tërheq Kosovën në NATO”

Rekomandime

Shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov ka deklaruar se ShBA po tentojnë të anulojnë marrëveshjen e Brukselit, në pjesën ku bëhet fjalë për bashkësinë e komunave serbe, ashtu që të “tërheqin Kosovën në NATO” dhe që atje të mbajnë bazat e tyre ushtarake, shkruan “Danas”.

- Advertisement -

Në këtë kontest, Lavrov përkujtoi se para katër viteve është nënshkruar marrëveshja për formimin e bashkësisë së komunave serbe në Kosovë, me çka garantohen të drejtat gjuhësore, kulturore dhe fetare të serbëve , ka shkruar agjencia ruse TAS.

„Kjo bashkësi nuk është kompakte në territor, ekziston veriu ku territoret janë afër njëra tjetrës dhe ka enklava, që po ashtu janë pjesë e bashkësisë. Kjo bashkësi ka flamurin, himnin dhe stemën. Marrëveshja ka mbetur në letër tash e katër vite“, ka thënë Lavrov.

Tash sipas Lavrov, në përpjekje e sipër janë tentimet që të anulohet kjo me çdo mjet, me pjesëmarrjen e ShBA-ve me qëllim që situata të zhvillohet në atë mënyrë që Kosova të tërhiqet e futet në NATO, së bashku me bazën më të madhe amerikane në Evropë siç është Bondstill, ka thënë Lavrov.

- Advertisement -

Shefi rus i diplomacisë ka thënë se ShBA dhe disa partnerë evropianë po duan që edhe Bosnjën e Hercegobinën ta fusin në NATO.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit