-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Lavrov shkon në Beograd me mesazhin se s`ka zgjidhje për Kosovën pa Serbinë

Rekomandime

Kryediplomati rus Sergei Lavrov viziton Beogradin më 18 qershor dhe kjo do të jetë vizita e parë e tij në një vend pas pandemisë së koronavirusit.

Pas vizitës së tij në Beograd, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të vizitojë Moskën me rastin e Paradës së Fitores më 24 qershor.

- Advertisement -

Gazeta serbe “Novosti” shkruan se Lavrov po shkon në Beograd për të përcjellë pozicionin e qartë të Federatës Ruse mbi Kosovën.

Shefi i diplomacisë ruse do të takohet me homologun e tij serb Ivica Daçiq dhe takimi kryesor do të jetë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Bashkëpunimi midis dyja vendeve në të gjitha fushat dhe çështjet aktuale në Ballkan, kryesisht Kosova, janë tema që do të jenë në tryezë.

- Advertisement -

Në momentin kur Evropa dhe Amerika po njoftojnë “finalen e madhe” në negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës, qëndrimi rus për çështjen e Kosovës u shpjegua së fundmi nga përfaqësuesi i tyre diplomatik në Serbi, Aleksandar Bocan-Kharchenko.

Ai deklaroi se Rusia do të pajtohet vetëm me zgjidhjen që do të jetë e pranueshme për Serbinë dhe se Moska është e përkushtuar të arrijë një zgjidhje kompromisi që duhet të përputhet me ligjin ndërkombëtar dhe të arrihet në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

- Advertisement -

Gjithashtu, qëndrimi është që një zgjidhje e tillë duhet të miratohet nga Këshilli i Sigurimit i KB-së.

Ish-ambasadori i Serbisë në Këshillin e Evropës, Zoran Milivojeviq, thotë për “Novosti” se fakti që vizita e Lavrovit vjen pak para zgjedhjeve parlamentare, më 21 qershor, flet për kursin e politikës së jashtme që po zhvillon Serbia.

“Kosova me siguri do të diskutohet në takimet me Lavrovin, pasi kjo është një çështje kryesore për ne në periudhën e ardhshme, dhe pas zgjedhjeve, i dërguari i BE-së për dialog me Prishtinën Mirosllav Lajçak do të vijë në Beograd. Unë pres që partneriteti strategjik rus-serb të konfirmohet dhe të ripërsëritet qëndrimi i Moskës se nuk ka zgjidhje për Kosovën pa Serbinë se ajo duhet të bazohet në Rezolutën 1244, dhe se Rusia do të mbështesë një zgjidhje që respekton interesat e Serbisë “.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit