-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

“LDK dhe LVV fajtore për gjendjen aktuale politike”

Rekomandime

Kujtim Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës, tha se për gjendjen aktuale politike fajtore janë Lidhja Demokratike dhe Vetëvendosja.“PDK-ja nga 6 tetori i ka të qarta veprimet, jemi deklaruar se pranojmë vendimin e qytetarëve. PDK-ja asnjëherë s’ka qenë në qeveri pa i fituar zgjedhjet.

- Advertisement -

Për këtë gjendjen aktuale, fajin më të madh e ka VV dhe LDK. Për 3 vjet kanë premtuar qeveri të shpresës, i kanë gënjyer qytetarët”, tha Gashi në emisionin DESKU.Por Çeku iu drejtua duke i thënë se “ju keni votuar dhe e keni rrëzuar qeverinë, prandaj s’mund të thuhet se ne jemi rrëzuar vet”.

Gashi tutje thotë se në 2014, kanë devijuar gjithçka sepse, sipas tij, VV-ja ia ka hequr nga dora kryeministrin partisë së parë.“Sot VV-ja nuk i ka qëndrimet si në 2014 sepse dëshiron të udhëheq me qeverinë”, u shpreh tutje Gashi i PDK-së.
Sipas Gashit, nëse Thaçi do të shpallte zgjedhjet, “do të bënte shkelje të kushtetutës”.

Gashi shtoi se PDK-ja ka qenë fillimisht e interesuar për zgjedhje, por pas vendimit të kushtetueses, sipas tij, do ta respektojnë atë që konstatohet edhe në vendim.“LDK-ja nuk dallon aspak nga Vetëvendosja. Edhe në vitet e kaluara kanë treguar se nuk dallojnë as në mendësi të qeverisjes.

- Advertisement -

Përçarjet e koalicionit ishin për çështje interesesh të pozitave dhe pazareve”, u shpreh Gashi.Sipas Gashit, Vetëvendosja asnjëherë nuk i tregoi “marrëveshjet me Listën Serbe”, derisa Çeku nga LVV tha se “është shpifje sepse s’ka asnjë marrëveshje”.“Asnjë votë të Listës Serbe nuk e kemi pasur në qeveri”, u shpreh Çeku.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit