4.7 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

LDK e dorëzon mocionin në Kuvend

Rekomandime

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka dorëzuar në Kuvend mocionin e votëbesimit ndaj qeverisë Kurti.Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazeta Blic brenda LDK-së.Sipas këtyre burimeve, mocioni zyrtarisht në Kuvend është dorëzuar para pak minutash.

- Advertisement -

Ndërkohë, që Gazeta Blic merr vesh se këtë mocion e kanë nënshkruar 46 deputetë.Kushtetuta dhe Rregullorja e Punës së Kuvendit e parashohin që: Mocioni i mosbesimit vihet në rendin e ditës të Kuvendit, jo më vonë se pesë (5) ditë e as më herët se dy (2) ditë nga data e parashtrimit të tij.

Bazuar në këto dokumente seanca për votimin e rrëzimit të Qeverisë Kurti mund të mbahet të hënën, ose më së largu të mërkurën e javës së ardhshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit