1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

LDK frikësohet se Qeveria mund të pranojë asociacionin, shoqëria civile kërkon konsensus për këtë temë

Rekomandime

Lidhja Demokratike e Kosovës shprehet e frikësuar se Qeveria e Kosovës mund të pranojë themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, sidomos pas marrëveshjes për targat dhe kërkesave të vazhdueshme nga BE-ja dhe Serbia për implementimin e marrëveshjes së vitit 2015.

- Advertisement -

Në partinë opozitare thonë se ekzekutivi po bën hapa prapa në dialog dhe me këtë qasje po rrezikon krijimin e një entiteti serb me fuqi ekzekutive. Ndërkohë, nga shoqëria civile kërkojnë një konsensus nga mbarë spektri politik për krijimin e një pozicioni të qartë sa i përket asociacionin dhe alternativën e tij.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti thotë se asociacioni me fuqi ekzekutive duhet të jetë i papranueshëm për Kosovën, por sipas tij me Qeverinë Kurti rrezikohet themelimi i tij.

“Kjo qeveri po bën hapa prapa sepse thoshte se marrëveshjet e kaluara nuk janë të mira, do t’i rishqyrtonte, tash po i realizon dhe madje po bën hapa prapa. Unë kam drojë se me këtë lloj qeverie të papërgjegjshme dhe të pazonjë në punët e jashtme mund të rrezikojmë një asociacion me fuqi ekzekutive. Gjithsesi është i papranueshëm dhe cenon rregullimin kushtetues të Kosovës dhe funksionalitetit të shtetit të Kosovës”, thotë ai për KP.

- Advertisement -

Pretendimet e opozitës se marrëveshja për targat është hap para drejt themelimit të asociacionit, njohësi i procesit të dialogut, Arbër Fetahu i sheh si të hershme, pasi sipas tij kërkesat e Serbisë dhe BE-së për implementimi e marrëveshjes për asociacionin nuk janë të reja.

“Sa i përket akuzave për themelimin e ndonjë asociacioni si derivat i marrëveshjes (për targat) nuk duam të paragjykojmë. Mendojmë se është ende herët dhe procesi dialogues po vazhdon dhe kërkesa për asociacion nuk është e re, kjo kërkesë është tash e disa vite nga Serbia si palë kundër dialoguese, po ashtu shpeshherë në të kaluarën edhe Bashkimi Evropian ka përmendur si një marrëveshje që duhet të implementohet”, thotë Fetahu.

- Advertisement -

Hulumtuesi në Grupin për Studime Juridike dhe Politike kërkon nga Qeveria dhe gjithë spektri politik të kenë një konsensus për krijimin e një pozicioni karshi kërkesave për themelimin e asociacionin.

“Kosovës, Qeverisë dhe gjithë spektrit politik i duhet një kristalizim i pozicionit karshi asociacionit. Kemi një qëndrim që nuk duhet të themelohet me kompetenca ekzekutive që është i papranueshëm, por kjo nuk mjafton kur t’i ulesh në tavolinën e negociatave.”

“Besoj se Kosova duhet të ketë një alternativ kundër asociacionit, në kuptimin që të ketë alternativ çka pas asociacionit, cila është dalja nga ky udhëkryq dhe mos implementimi i kompetencave ekzekutive, pse duhet të merret për bazë Kushtetuta e Kosovës dhe cilat janë ato klauzola që janë respektuar më herët.”

“Ndoshta të shkojë me një alternativë me një kundërpeshë me përmendjen edhe të shqiptarëve në Luginën e Preshevës që të drejtat e tyre të jenë të niveluara me serbët lokalë në Kosovë. Një gjë e tillë është bërë në raundet e diskutimit, kjo duhet të fuqizohet”, shton Fetahu.

Pas arritjes së marrëveshjes për targat e automjeteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, BE-ja përmes një komunikate për medie ka kërkuar edhe implementimin e marrëveshjes së vitit 2015, me theks të veçantë të asociacionit të komunave serbe në Kosovë. Ndërsa, pala serbe ka thënë se asociacioni duhet të jetë tema e parë për diskutim në takimin e radhës të dialogut.

Kryeministri Albin Kurti, muaj më parë, ka propozuar themelimin e Këshillit Nacional të Pakicave, si kundërvlerë të asociacionit, mirëpo një gjë e tillë është refuzuar nga Serbia. Kreu qeveritar vazhdimisht ka përsëritur se asociacion një etnik nuk do të ketë një Kosovë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit