2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

LDK-ja e Deçanit unanimisht kandidon Armend Zemajn për zgjedhjet e 14 shkurtit

Rekomandime

Dega e LDK-së së Deçanit në mënyrë unanime i ka dhënë bekimin kandidaturës së Armend Zemajt për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

- Advertisement -

Ky vendim është pritur me entuziazëm dhe ka marrë mbështetje të fuqishme nga të gjithë anëtarët e kryesisë, sikurse nga rinia e LDK-së dhe nga mërgata.

Në mbledhjen e mbajtur në Deçan kryesia e degës ka vendosur edhe për hapat që do të ndërmerren për organizimin e fushatës zgjedhore, që LDK-ja të dalë sa më e fortë nga këto zgjedhje.

Për shkak se figura e Zemajt gëzon reputacion të lartë tek qytetarët e Kosovës, kandidatura e tij pritet të jetë e ranguar në top dhjetëshen e kandidatëve të LDK-së.

- Advertisement -

Zemaj vlerësohet si njëri ndër ministrat më të suksesshëm të qeverisë aktuale, i cili suksesshëm po vazhdon ta menaxhojë situatën epidemiologjike, ka mundësuar punësimin e të gjithë mjekëve të papunë, ja ka dalë të angazhoj specializantët e rinj, me punën intensive ka ndikuar në avancimin e shërbimeve në institucionet shëndetësore, ka nisur realizimin e disa projekteve infrastrukturore, po angazhohet maksimalisht në jetësimin e sigurimeve shëndetësore për qytetarët, si dhe ka siguruar donacione ndërkombëtare për shëndetësinë e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit