6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

LDK-ja në koalicon me VV-në vetëm me një kusht, hap dyert prapë për Vjosa Osmanin

Rekomandime

Ldhja Demokratike e Kosovës synon që të dal e para në zgjedhjete së dieles në Kosovë.

- Advertisement -

E, nëse LDK-ja del e para në nivel vendi, Besa Gaxherri thotë se mund të krijohet qeveria e dytë me Vetëvendosjen, kjo vetëm me një kusht.

“Në qoftë se do të dalim të parët dhe Vetëvendosja do t’i lëshojë këmbët në tokë dhe do të heqë dorë nga ideologjia e tyre e majtë ekstreme, deri në imitimin e sistemit komunist, do të mundemi me ulë . Por, fatbardhësisht në Kosovë ka mjaftë parti politike dhe ne do të bëjmë koalicion me ato parti do të pajtohen me program dhe ideologjinë e LDK-së”, ka thënë ajo.

Në një listë me Vetëvendosjen, të dielën vota synon të marrë edhe ish-bashkë partiakja e Gaxherrit, Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e kaluara ishte kandidate për kryeministre.

- Advertisement -

Derisa e ka konsideruar të gabueshëm rrugëtimin e Osmanit në politikë, Gaxherri ka treguar se me miken e dikurshme nuk ka më raporte të mira.

“Faktikisht sa kemi qenë në Kuvend po. Sa herë jemi taku jemi përshëndet, kemi pyet për familjet. Fundi i fundit ne jemi njerëz. Por, nuk është që nuk janë thyer shumë gjëra mes nesh sepse nuk është krejt çështje politike sa është çështje besimi. Vjosa na ka pas borxh neve, jo ne asaj”, është shprehur Gaxherri.

- Advertisement -

Pavarësisht thyerjes së besimit, Gaxherri thotë se LDK-ja i ka dyert e hapura për Osmanin.

“LDK-ja është e hapur. Por, persona si unë, Vjosa Osmani e shumë të tjerë janë përgjegjës për karrierën e tyre. Mund të kthehet. Askush nuk ka të drejtë t’ia ndalë, por karriera dhe rrugëtimi nuk është i njëjtë, as besimi. Prandaj nuk janë këto gjëra për t’i bërë e për t’i kthy si shtija e sportistëve. Ne nuk jemi sportistë, merremi me një sport shumë të vështirë sesa vetë sporti”, ka shtuar ajo.

Gaxherri ka shtuar se Vjosa Osmani do të marrë vota në Vetëvendosje vetëm aq sa do t’i jap ky subjekt politik.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit