7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

LDK-ja reagon ndaj sondazhit të RTV Dukagjinit: Është në shërbim të VV-së

Rekomandime

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar ndaj sondazhit të fundit i cili është publikuar nga RTV Dukagjini.

- Advertisement -

Në reagimin e tyre në rrjetin social “Facebook” LDK-ja, ka thënë se RTV Dukagjini është në shërbim të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Është bërë tashmë e zakonshme që televizioni me shtrirje nacionale, RTV Dukagjini, përdorë të gjithë potencialin e vet mediatik në shërbim ekskluziv të një partie politike përkatësisht, në shërbim të “Lëvizjes Vetëvendosje!”. Ky shërbimi sistematik, i shtrirë para e gjatë fushatës elektorale, ka zëvendësuar në plotni nevojën e kësaj partie politike që të bëjë vet fushatë. Nëpërmjet një pale të tretë, që duket haptazi që është e ndërlidhur ngushtë dhe në sinkron me “Lëvizjen Vetëvendosje!”, mendimet e varura paraqitet si të pavarura – e sondazhet e porositura e inxhinieruara paraqiten si fakte përfundimtare”, thuhet në njoftim.

Sondazhi i fundit i publikuar nga ky televizion sipas LDK-së është bërë i qëllimshëm për të devijuar rezultatet.

“Sondazhi në fjalë bën raportime nëpër rajone, ndonëse mostra – në numër e jo në substancë – është përfaqësuese për të gjithë Kosovën. Për të pasur rezultate të sakta për një rajon, mostrimi në numër (dhe patjetër në substance) duhet të jetë i barabartë me mostrimin nacional. Një kapërcim i tillë, nga mostrimi nacional në rezultate rajonale është mospërfillje bazike e njohurive bazë të të bërit sondazh. Mbi të gjitha, grumbullimi i të dhënave është bërë në ditë pune, duke devijuar qëllimshëm një strukturë domethënëse dhe për pasojë devijon disproporcionalisht rezultatet”.

- Advertisement -

Sondazhi i realizuar nga “Riinvest” për RTV Dukagjinin e nxjerr Lëvizjen Vetëvendosje fituese të zgjedhjeve me 54.1 për qind. Pas saj, sipas sondazhit vije Partia Demokratike e Kosovës me 14.9 për qind.

E treta sipas këtij sondazhi është Lidhja Demokratike e Kosovës me 10.3 për qind dhe e katërta Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 6.5 për qind.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit