1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

LDK në pritje të aktgjykimit, pezullohet mbledhja e kryesisë

Rekomandime

Lidhja Demokratike e Kosovës po vazhdon të jetë në pritje të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e mandatarit.

Kjo po e pamundëson prezantimin e kabinetit qeveritar para kryesisë së partisë nga acmandatari për kryeministër, Avdullah Hoti.

- Advertisement -

Ndonëse dje u tha se të hënën do të mblidhet kryesia e LDK-së, një gjë të tillë po e vë në dyshim shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Arben Gashi.

“Akoma nuk ka ardhur vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese, nga ajo varet gjithçka”, tha ai.

Gjykata Kushtetuese të enjten e javës se kaluar e konsideroi se dekreti që e mandaton Avdullah Hotin e LDK-së për kryeministër është në përputhje me Kushtetutën.

- Advertisement -

Kjo i ka hapur rrugë këtij të fundit që të formojë qeverinë e re bashkë me partnerët e koalicionit, AAK-në, Nismën dhe partitë tjera jo shumicë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit