-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

LDK nis votimin elektronik, ora 19:00 rezultati për shkarkimin e Vjosës!

Rekomandime

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka kërkuar shkarkimin e Vjosa Osmanit nga posti i nënkryetarës dhe anëtares së kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Letra i është drejtuar Këshillit të Përgjithshëm të partisë. Aty theksohet se në vendin e Osmanit do ta zë kryeministri, Avdullah Hoti.

- Advertisement -

Indeksonline mëson se anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie nuk do të mblidhen fizikisht për të votuar, por do të votojnë në mënyrë elektronike, përmes emailit.

Votimi do të zgjat deri në ora 19:00, ku edhe do të del rezultati për shkarkimin e Osmanit.

Burime të Indeksonline thonë që sipas të gjitha gjasave Vjosa Osmani do të shkarkohet nga këto poste.

- Advertisement -

Ky vendim vije pasi Vjosa Osmani doli haptas kundër partisë ditën kur u votua mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti si dhe me qëndrimin e Kryesisë së LDK-së, bëri apel të mos votohet mocioni.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit