1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

LDK paralajmëron se Kurti do ta heq plotësisht taksën: Amerika s’na lë të bëjmë gabime

Rekomandime

Nënkryetari i LDK’së si dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka paralajmëruar se Qeveria do të heq shpejt taksën, pasi dallimet mes tyre do të shkrihen dhe se miqtë e Kosovës nuk lejojnë që të bëhen gabime, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, Haziri ka thënë se Kosova do të lejojë normalizimin, duke hequr taksën.

Ai ka bërë të ditur se miqtë e vendit, duke aluduar në SHBA’në, nuk lejojnë të bëhen gabime.
“‘Dallimet’ do të shkrihen së shpejti. Kosova ka qenë ‘e ngufatur’ shumë gjatë nga tarifa. Por ne të gjitha kemi punuar shumë që ‘ta heqim’ tarifën dhe të lejojmë normalizimin. Miqtë e Kosovës kurrë nuk na kanë lejuar të bëjmë ‘gabime’ ose të vonohemi në procese të reja, të rëndësishme në Kosovë”, ka shkruar Haziri.

Ai thotë se janë të detyruar të marrin vendim të vështirë, por të nevojshëm për të ardhmen e vendit.

- Advertisement -

“Ne jemi të detyruar t’i drejtojmë këto procese të vështira. Shumë i vështirë, por vendim i nevojshëm për të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës”, thuhet më tutje në postimin e Hazirit.

- Advertisement -

Kujtojmë se Kurti ka propozuar heqje të taksës, mirëpo që mund të zëvendësohet me reciprocitet. Por, këtë e kanë kundërshtuar fuqishëm SHBA’të, duke e quajtur gabim serioz të Kryeministrit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit