Pak minuta më parë, në mbledhjen e KQZ-së, u votua kundër rekomandimit të Zyrës së Certifikimit.
Në rekomandim thuhej që të certifikohen të gjitha listat si një pako.
Por, ky rekomandim nuk mori 8 vota, aq sa është e nevojshme. Pro këtij rekomandimit ishin përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, AAK-së, Nismës dhe Partisë së Romëve.
Kundër këtij propozimi ishin përfaqësuesit e LDK-së, PDK-së, Listës Srpska dhe kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.