1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

LDK reagon për sulmin me vezë ndaj Hotit

Rekomandime

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas sulmit të sotëm me vezë ndaj zëvendëskryeministrit, Avdullah Hoti. Për partinë që drejton Isa Mustafa një sulm i tillë është akt i ulët dhe i papranueshëm që dëmton proceset vendimtare politike nëpër të cilat po kalon Kosova.

“Sulmi i sotëm ndaj zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti është një akt i ulët, i papranueshëm dhe i dëmshëm për proceset vendimtare politike nëpër të cilat po kalon vendi ynë”, thuhet në reagim.

- Advertisement -

Ndër të tjera thuhet se kthimi në vitin 2015-2016 për të bllokuar proceset shtetformuese është i papranueshëm.

“Është i papranueshëm kthimi i shoqërisë sonë në sulme të këtilla, njësoj si në vitet 2015-2016, me qëllim stagnimin dhe bllokimin e proceseve shtetformuese që i kemi ndërtuar në partneritet me miqtë tanë ndërkombëtar.

Kosova ka nevojë për qetësi, maturi dhe unitet në politikbërje dhe udhëheqje të vendit”, përfundon reagimi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit