2.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

LDK shkarkon Haxhi Avdylin dhe tre të tjerë

Rekomandime

Haxhi Avdyli është shkarkuar nga të gjitha funksionet e LDK-së në Prizren.

Bashkë me Avdylin janë shkarkuar dhe dy anëtarët e Kryesisë, Arsim Berisha, Artan Hoxha dhe kryetari i nëndegës së LDK-së në Landovicë, Fadil Berisha.

- Advertisement -

Avdyli, një mandat pati drejtuar degën e LDK-së në Prizren. Pas përfundimit të mandatit të kryetarit, ai ka qenë anëtar i Kryesisë së këtij subjekti politik.

Për shkak të angazhimit në iniciativa tw tjera politike, ata nuk përfaqësojnë më Lidhjen Demokratike të Kosovës, prandaj i lirojmë nga të gjitha përgjegjësitë”, thuhet në vendimin e shkarkimit të Kryesisë së LDK-së në Prizren.

Haxhi Avdyli, Arsim Berisha, Artan Hoxha dhe Fadil Berisha i janë bashkuar iniciativës së Vjosa Osmanit.

- Advertisement -

Vendimi për shkarkimin e tyre është marrë në mbledhjen e datës 3.1.2021

Ata bashkë me Osmanin javën e kaluar kanë mbajtur edhe një takim me qytetarët e Prizrenit.

- Advertisement -

Sekretari i LDK-së në Prizren, Nderim Gashi, ka konfirmuar shkarkimin e Avdylit dhe tre të tjerë. Ai nuk ka komentuar këtë vendim të Kryesisë.

Kundër këtij vendimi palët e pakënaqura mund të bëjnë ankesë në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së”, thuhet në vendimin e shkarkimit të Kryesisë së LDK-së në Prizren.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit