-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

LDK: Urimi i kryetares së Kushtetueses për Kurtin është i paprecedent dhe i pazakontë, cenon kredibilitetin e Gjykatës

Rekomandime

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pasi kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, i ka dërguar letër urimi liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, pas zgjedhjes së këtij të fundit kryeministër.

- Advertisement -

Në një komunikatë për media, partia që tashmë drejtohet nga Lumir Abdixhiku thonë se janë të brengosur me afërsinë që kryetarja e Kushtetueses po tregon me pushtetin.

“Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) shprehë brengosje për afërsinë e paprecedentë të Gjykatës Kushtetuese me Qeverinë – përkatësisht pushtetin”, thuhet në reagim.

“Pavarësia e Gjykatës Kushtetuese ka qenë vlerë e jashtëzakonshme e pjekurisë demokratike të institucionit që për vite ka ruajtur kredibilitetin e vet. Pushteti i Gjykatës është i ndarë dhe i pavarur nga ai i Qeverisë dhe si i tillë duhet të mbetet gjithëherë”, shton tutje njoftimi.

- Advertisement -

Nga partia e Abdixhikut thonë se në çfarëdo urimi dhe afrimi me pushtetin i kryetares në emër të Gjykatës krijon precedent dhe dëshmon se po cenohet integriteti i Kushtetueses si institucion.

“Tani çdo afrim, i Kryetarës së Gjykatës, në emër të Gjykatës, qoftë edhe si urim, i paprecedentë e i pazakontë dhe mbi të gjitha anues, dëshmon për cenimin e kredibilitetit të institucionit në fjalë; në kohë kur paanshmëria është vlerë thelbësore e demokracisë”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit