Vajza nga Kosova është ngjitur në skenën e ‘The Voice Kids’ për audicione të fshehta dhe i ka lënë pa fjalë të gjithë të pranishmit.
Duke bërë një audicion shumë ndryshe nga të tjerët dhe nga që janë mësuar të dëgjojnë juria, ajo habiti të gjithë dhe menjherë ngjalli reagime në sallë.
Vajza me emrin Rreze Bojahiu, këndoi një pjesë nga opera ‘Nessin Dorma’ dhe tregoi pontencialin e zërit të saj, duke bërë kështu që të gjithë anëtarët e jurisë të kthehen në kohë shumë të shkurtër pas fillimit të performancës së saj.
Rrezja është paraqitur kështu në audicionet e fshehta për “The Voice Kids” në Gjermani, e duke lënë menjëherë përshtypje të mrekullueshme, ajo pritet të shkojë shumë larg në këtë garë, duke qenë më ndryshe nga të gjithë konkurrentët