3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Lekaj: Qeveria Kurti rrëzohet nesër 100%, mocioni është penallti për opozitën – do shënojmë gol

Rekomandime

Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka folur lidhur me qëndrimin e këtij subjekti parlamentar për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

- Advertisement -

Lekaj ka deklaruar se do ta votojnë mocionin e mosbesimit të propozuar nga LDK, dhe këtë e bëjnë pasi Kryeministri Albin Kurti ua ofroi penalltinë për të shënuar gol lehtësisht, njofton Klan Kosova.

”Sa i përket seancës së nesërme ne jemi deklaruar me kohë që ne do të votojmë pro mocionit të mosbesimit të Qeverisë Kurti, këtë e bazojmë në veprimet e tij të fundit duke u nisur me prishjen e koalicionit me LDK-në”.

”Pastaj me veprimet adoleshente të Albin Kurtit për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme, po ashtu edhe për prishjen e raporteve me SHBA-të, largimin e investimit më të madh të Contour Global, 1.3 miliardë Euro”.

- Advertisement -

”Shkurtimi i shumicës së buxheteve që vijnë nga kryetarë të AAK-së e shumë e shumë gjëra të tjera për të cilat ne si Aleancë nuk kemi menduar që të vijmë në këtë kohë në këtë situatë kur ne duhet ta menagjojmë koronavirusin e të merremi me shkarkimin e Qeverisë”.

”Shkaktari kryesor është zotri Kurti, dhe ne si Aleancë mund të them se do të votojmë pro – mocionit. Mund ta apostrofojë Glauk Konjufcën, kur e patën rrëzuar Isa Mustafën kur pati thënë: ”Na ka ardhë penallti, dhe ne si opozitë shumë lehtë shënojmë gol’’.

- Advertisement -

”Prandaj ne si Aleancë, me të vërtetë Albin Kurti me politikat joparimore, jo në drejtim në interes të qytetarëve na ka ofruar një penallti që opozita cdo herë shënon gol”.

A janë votat për shkarkimin e Qeverisë Kurti?

”Si AAK jemi të vendosur. Kemi thënë se kjo Qeveri është e mashtrimit. Pa marrë parasysh deputetët, ne si aleancë do ta votojmë. Ne sipas diskutimeve që kemi pasur mendojmë që 100% kjo Qeveri do të rrëzohet nesër. Sa i përket çka do të ndodhë më tutje, ne si AAK jemi në konsultim të brendshëm të partisë e së shpejti pastaj do informohet edhe opinioni publik’.

Por a rrezikohet vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme?

”Mendoj që zgjedhjet e parakohshme nuk janë opsion. Ne kemi një situatë mjaft të ndërlikuar dhe tëndjeshme ku kërkon maturi, dhe guxim. Është Kushtetuta që rregullon këto cështje. E kemi respektuar dhe e kemi obligim çdo herë ta respektojmë Kushtetutën e Kosovës”.

”Nëse i pari nuk i ka numrat, është në diskrecion të Presidentit të Kosovës që t’ia ofrojë partisë së dytë në këtë rast është LDK-ja. Ne nuk jemi për heqje të taksës pa dialoguar me SHBA-të dhe një kornizë të marrëveshjes”.

”Kurti po bënë prapë mashtrime, ai e ka hequr taksën, duke e copëtuar vendimin e Qeverisë Haradinaj dhe në këtë drejtim i ka prishur raportet në pikën më të ulët me SHBA-të duke i dhënë përparësi Serbisë meqë e hoqi taksën pa njohje reciproke. Në këtë drejtim Kurti bashkë me Osmanin janë ngutur dhe e kanë hequr taksën pa asnjë benefit për Kosovën pos duke i ofruar benefite Serbisë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit