Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi pak minuta më parë në kryqëzimin e rrugës “Luan Haradinaj” dhe rrugës “Garibaldi” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Në fotografitë nga vendi i ngjarjes shihet se në këtë aksident është përfshirë edhe një veturë e Policisë së Kosovës.
Lajmin për Gazeta Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Në aksident janë përfshirë dy automjete. Një person është lënduar si pasojë e aksidentit”, tha ai, duke refuzuar të tregonte nëse i lënduari është zyrtar policor.