1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Leonora Jakupi publikon këngën “Komandant”, paralajmëron edhe tjetrën “Liria ka emër” (Video)

Rekomandime

Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi, në prag të Epopesë së UÇK-së dhe përvjetorit të 14 të pavarësisë, ka realizuar dy projekte me tematikë Iuftën e UÇK-së.

Ajo sot e ka lansuar këngën “Komandant”, ndërsa më 17 shkurt ka paralajmëruar se do ta lansojë edhe një këngë tjetër, të titulluar “Liria ka emër”.

- Advertisement -

Edhe në këngën “Komandant”, këngëtarja Leonora Jakupi u referohet ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë, me “Komandantë të pastër si loti, kush e do atdheun e do dhe Zoti”.

Këto janë disa pjesë të shkëputura nga teksti i kësaj kënge:

“ Kush Kosovën n’zemër e ka prek,
Kush Kosovës frymën ia ka marrë,
Kush lirinë po do me na e djeg,
S’do t’lejojmë ne deri sa t’jemi gjallë.

- Advertisement -

Ne askujt si kemi hak,
Kemi mbrojt çdo pëllëmbë me gjak,
Jem betu ne për atdhe,
Bashkë me ju, jemi ne.

Refreni: Komandant, këtu na ke,
Ju që dhatë gjithçka për atdhe,
Komandantë, të pastër si loti,
Kush e do atdheun e do dhe Zoti.

- Advertisement -

Kush Kosovën mbrapa do me kthy,
Kush Kosovës diellin po ia merr,
Kush po prek në më t’shtrenjtën liri,

Bijtë e tokës, zot i dalin menjëherë, etj”, thuhet ndër të tjera në tekstin e këngës “Komandant”, të sapo publikuar nga Leonora Jakupi.

Mbrëmë përmes një postimi në Instagram, Leonora Jakupi kishte njoftuar se dy projektet i ka realizuar për nder të festës së Pavarësisë së Kosovës dhe Epopesë së UÇK-së.

“Në prag të festës së pavarësisë dhe epopesë së UÇK-së po iu sjell dy këngë shumë të veçanta për mua! Nesër me datë 13.02.2022 do të publikohet kënga “Komandant” dhe në pritje të këngës “Liria ka emër”, 17.02.2022”, ka shkruar këngëtarja Leonora Jakupi.
Për realizimin e këtyre dy këngëve janë përkujdesur bashkëpunëtorët e saj, Avni Qahili, Ebrar Mazhar dhe Max Production.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit