1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Letra e Biden: Vuçiq në mbledhje urgjente me Këshillin Kombëtar të Sigurisë

Rekomandime

Pas një mbledhjeje urgjente të Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Beograd , ministri i mbrojtjes Nebojsha Stefanoviq, tha se e kishin një kryetemë diskutimi.

Tema më e rëndësishme e takimit tonë ishte gjendja aktuale në territorin e Kosovës dhe Metohisë ku kemi situatë komplekse të sigurisë.

- Advertisement -

Kjo është në aspektin politik dhe të sigurisë.

Natyrisht folëm për atë se çka po ndërmarrin institucionet tona shtetërore për të ruajtur stabilitetin në krahinën tonë jugore.

Para së gjithash ne duam të mbrojmë popullatën serbe atje”, deklaroi kreu politik i ushtrisë serbe.

- Advertisement -

Ndërkohë temë tjetër e rëndësisë së veçantë nga takimi i Këshillit ishte një letër që u bë publike të dielën dhe e cila mban datën 5 Shkurt.

Në të presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ia uron homologut serb Aleksandër Vuçiq 15 shkurtin, ditën e shtetësisë së Serbisë.

- Advertisement -

E në pasazhin tjetër e përmend kushin e kushteve për normalizimi në rajon e Evropë. Kosova e Serbia duhet të marrëveshen me njohje reciproke.

”I patë disa letra uruese për ditën e shtetësisë. Numër i madh i politikanëve në krahinën tonë jugore po i gëzohen këtyre letrave”, shtoi Stefanoviq

Vetë presidenti Vuçiq tha të dielën se e ka bërë të qartë qysh në Washington më 4 shtator 2020 dhe e njëjta vlen dhe për Biden, ”unë nuk e kam ndërmend ta pranojë Pavarësinë e Kosovës”, deklaroi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit