-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Letra e tretë, Thaçi i prerë me Kurtin: Dërgoje emrin e mandatarit, shumë shpejt e propozoj kandidatin për Kryeministër

Rekomandime

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi iu është drejtuar për të tretën herë Albin Kurtit, në cilësinë e shefit të Lëvizjes Vetëvendosje, duke i kërkuar emrin për mandatarin, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Në letrën që ka nisur Thaçi për Kurtin ka shkruar se është duke pritur emrin për mandatarin, teksa shton qytetarët e Kosovës dhe partitë politike në vend me të drejtë janë duke pritur që presidenti të caktojë mandatarin e ri.

Thaçi ka thënë se këtë veprim do ta ndërmarrë duke ndjekur të gjithë hapat kushtetutës, që sa më shpejtë të krijohet qeveria e re.

“.. Do të ndërmarr këtë veprim duke ndjekur të gjithë hapat kushtetues që qytetarët e Republikës së Kosovës të kenë sa më shpejtë qeverinë e tyre të re, sidomos në këtë situatë të pandemisë  e cila kërkon një qeveri efikase dhe efektive me mandat të plotë kushtetutës”, ka shkruar presidenti.

- Advertisement -

Letra e plotë:

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit