1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Letrat që Biden ia dërgoi Vuciqit për ditën e Serbisë dhe Osmanit për ditën e Pavarësisë

Rekomandime

Derisa letra e presidentit Biden i shkoi Serbisë si dush i ftohtë, pasi aty kërkohej në mënyrë eksplicite njohja e Kosovës, presidenti amerikan i ka shkruar presidentes në detyrë të Kosovës një letër pak më personale. Në adresimin e tij për ditën e Pavarësisë së Kosovës, Biden shkruan se ky vend është i veçantë për familjen e tij.

- Advertisement -

Meqenëse dy shteteve të Ballkanit, Kosovës dhe Serbisë, u ka rënë që t’i festojnë ditët e shtetësisë së tyre në shkurt, Presidenti amerikan, Joseph Biden, iu ka çuar letra të dy palëve.

Në Serbi, letra e Bidenit dërguar presidentit Aleksandër Vuciq, nxiti reagime të shumta. Kjo pasi ai tregoi se SHBA’ja pret nga Serbia që dialogun me Kosovën ta përfundojë me njohje të ndërsjellë.

“Ne mbetemi të palëkundur në mbështetjen tonë për qëllimin e Serbisë për integrimin evropian dhe ju inkurajojmë që të vazhdoni të bëni hapa të fortë përpara për të arritur atë qëllim – duke përfshirë krijimin e reformave të nevojshme dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën të përqendruar në njohjen reciproke”, thuhej në letrën e Bidenit dërguar Vuciqit.

- Advertisement -

Për ditën e Pavarësisë së Kosovës, Biden i ka shkruar ushtrueses së detyrës së Presidentit, Vjosa Osmanit. Njësoj sikurse Vuçiqit, presidenti amerikan ia ka përmendur Osmanit njohjen reciproke me Serbinë.

“Ne mezi presim që të punojmë me Qeverinë e ardhshme për të cuar Kosovën përpara në rrugën e saj evropiane. Ka shumë për të bërë, përfshirë marrëveshjen gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë që në qendër e ka njohjen e ndërsjellë…”, thuhet në letrën e Bidenit dërguar Osmanit.

- Advertisement -

Por, letra e Bidenit drejtuar Kosovës përmbante edhe nuanca personale. Ai ka thënë se për familjen e tij Kosova ka vend të veçantë, për shkak se djali i tij i ndjerë kishte punuar aty.

Letra e plotë që Biden ia ka dërguar Vuçiqit, e përkthyer në shqip:

Shkëlqesisë së tij

Aleksandar Vuçiq,

President i Republikës së Serbisë

Beograd

I nderuar Z. President:

Në emër të popullit Amerikan, ju shpreh urimet e mia të përzemërta juve dhe bashkëqytetarëve tuaj ndërsa festoni ditën kombëtare të Serbisë më 15 Shkurt.

Ndërsa përkujtojmë 140 vjet partneritet midis dy vendeve tona, Shtetet e Bashkuara mbajnë angazhimin e tyre të qëndrueshëm për të promovuar bashkëpunimin ekonomik, stabilitetin rajonal dhe vlerat demokratike. Në emër të popullit Amerikan, ju shpreh urimet e mia të përzemërta juve dhe qytetarëve tuaj ndërsa festoni ditën kombëtare të Serbisë më 15 Shkurt. Ne mbetemi të palëkundur në mbështetjen tonë për qëllimin e Serbisë për integrimin evropian dhe ju inkurajojmë që të vazhdoni të bëni hapa të fortë përpara për të arritur atë qëllim – duke përfshirë krijimin e reformave të nevojshme dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën të përqendruar në njohjen reciproke. Fuqia e marrëdhënies sonë është e ndërtuar mbi një histori të thellë të lidhjeve njerëz me njerëz, duke luftuar si aleatë në të dy Luftërat Botërore dhe ne çmojmë kontributet e mëdha që serbët i kanë dhënë shoqërisë amerikane në shumë fusha. Ne gjithashtu vlerësojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë në luftimin e pandemisë COVID-19 ndërsa bashkërisht përballemi me këtë sfidë të paparë globale.

Unë pres që të punoj me ju për të thelluar lidhjet e miqësisë midis vendeve tona dhe për të forcuar marrëdhëniet midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ju uroj ju dhe popullit të Serbisë një festë të gëzueshme.

Sinqerisht,

Joseph R. Biden Jr.


Letra e plotë e presidentit Biden për u.d e Presidentit, Vjosa Osmani:

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit