1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Lëvizja Vetëvendosje proteston ditën e enjte në ora 17:00

Rekomandime

Lëvizja Vetëvendosje pritet të mbajë protestë ditën e enjte në orën 17:00, nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk do të jetë në favor të tyre.Kështu kanë kanë bërë të ditur burime të Gazeta Blic brenda Lëvizjes Vetëvendosje.Të njëjtat burime kanë cekur se janë mobilizuar të gjitha degët e VV-së, për tu mbajtur kjo protestë.

- Advertisement -

“VV ka pergaditë protestë të enjten ne orën 17:00 nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk del në favor të tyre. Janë mobilizu të gjitha degët e VV-së për tu mbajtur kjo protestë” tha ky burim i Gazeta Blic brenda VV-së.

Lëvizja Vetëvendosje gjatë këtij muaji ka dhënë indikacione se do të ketë protesta nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është në favor të tyre.Kujtojmë se pak ditë më parë nga kjo parti është mbajtur edhe një provë-protestë në shesh.

Gjatë ditës së sotme ishte edhe deputeti i kësaj partie Arbër Rexhaj, i cili deklaroi se nuk do ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese nëse ndyshon nga ai i vitit 2014.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit