Janë bërë matjet zyrtare para ndeshjes të Derrick Lewis dhe Ilir Latifit.
Dy sportistët e UFC janë përballur në matjet zyrtare mes tyre.
I pari që bëri matjet ishte shqiptari Ilir Latifi që kishte arritur peshën e kërkuar prej 111,5 kilogramëve.
Ndërkohë pastaj radha ishte për amerikanin Derrick Lewis që t’i kryej matjet.
Lewis pas matjes e provokoi Latifin, por ky i fundit qëndroi i qetë dhe i patrembur përballë amerikanit.
Mbetet të shihet në duelin e nesërm se kush do të triumfojë, Lewis që është favorit në letër apo Latifi.