2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Liberalizimi i vizave mund të jetë një dhuratë për Krishtlindje?

Rekomandime

Deputeti gjerman, Peter Beyer, nga radhët e partisë CDU-së, të kancelares Angela Merkel, është shprehur se ai nuk mund të jap ndonjë datë për liberalizimin e vizave, por që beson se kjo mund të jetë një dhuratë për Krishtlindje, gjatë një konference për media me kryeministrin në dorëheqje, Ramush Haradinaj

Gjermania është mbështetës i sinqertë për Kosovën dhe integrimin në BE, edhe për liberalizim. Ka pasur edhe data për liberalizim. Ne nuk kemi dhënë asnjëherë datë, ne kemi folur për procesin. Megjithatë ne jemi vetëm një vend, ka edhe shumë shtete që duhet përkrahur këtë proces. Është e padrejtë që Kosova nuk ka liberalizim të vizave. Unë nuk do të jap datën, mirëpo ndoshta do të jetë dhuratë për Kërshëndella” ka thënë Beyer.

- Advertisement -

Nga ana tjetër kryeministri i Kosovë Ramush Haradinaj ka thënë se ende nuk ka ndonjë datë të saktë, por theksoi se Merkel e mbështet integrimin e rajonit në BE.

E luta z.Beyer që ta mbështesë rajonin, ashtu siç është deklaruar edhe kancelarja. Nuk kemi ende një datë të saktë për liberalizimin e vizave” tha Haradinaj

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit