1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

“Liberalizimi ka ndodh pardje”, Haradinaj e sqaron deklaratën e famshme

Rekomandime

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka sqaruar deklaratën e dhënë më 2018’ën, se “liberalizimi i vizave ka ndodhur pardje” gjatë kohës sa po shërbente si kryeministër.

Haradinaj, në emisionin ‘Pressing’ ka thënë se përgjigjen “po” për liberalizim vizash e kishte marrë nga Gjermania, por nuk priste që të kundërshtohej nga Franca.

- Advertisement -

“Unë kom besu që nëse e kemi Gjermaninë e bindun, atëherë Gjermania do të marrë një rol sqarues. T’i sqarojë Danimarkës më shumë, Holandës më shumë, Francës më shumë. Unë e kam pa se qëndrimi gjerman ka qenë i pastër”, ka deklaruar ai.

“Nuk e kam ditë që do e kemi më zor me Francën, sepse fillimisht kam mendu që problem kyç është Gjermania. Po-ja jeme ka qenë nga po-ja gjermane, me po eksplicite. Nuk është dashtë unë me e neglizhu situatën me Francën. Në fakt, jemi munu me punu, unë kom shku kom nënshkru tri marrëveshje me ministrin e Brendshëm të Francën, arsyeja ka qenë e pastër: me thënë po për liberalizim”, ka shtuar tutje Haradinaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit