1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Liburn Aliu i bën bashkë Kurtin e Konjufcën

Rekomandime

Deputeti i VV’së, LIburn Aliu, ka publikuar një foto ku shihen bashkë Glauk Konjufca e Albin Kurti. Kjo Foto është publikuar pas raportimeve se dy udhëheqësit e VV’së i ftohen raportet sherri i Shkelëzen Gashit, i cili u shkarkua nga këshilltari i Kryeministrit një ditë pasi Konjufca tha se i njëjti nuk do të kishte vend në kabinetin e tij.

Glauk Konjufca kishte pasur mendim ndryshe prej Albin Kurtit kur ishte ndarë VV’në, s’ishte pajtuar me liderin kur i ishte bërë propozim LDK’së që të shkojnë me një listë të përbashkët. Ministri i Jashtëm është zyrtari i parë i VV’së i cili kundërshtoi deklaratat e Shkelzen Gashit për krimet e ushtarëve të UÇK’së dhe Dick Martyt.

- Advertisement -

Por, Liburn Aliu, përmes një fotoje të publikuar në Fb, ka treguar se megjithatë Kurti e Konjufca janë bërë bashkë e po bisedojnë edhe me anëtarë tjerë të partisë.

Ditë më parë, Kurti lavdëroi dy zyrtarë tjerë për rritjen e VV’së ndërsa s’e përmendi askund Konjufcën. Madje, Ministri i Jashtëm s’shkoi as në mbledhjen e fundit të Kryesisë.

- Advertisement -

Zyrtarët e VV’së kanë thënë se gjithë raportimet e mediave për ftohje të raporteve Kurti-Konjufca s’qëndrojnë pasi këta të dy janë edhe miq të vjetër përpos themelues të Vetëvendosjes.

Glauk Konjufca është njeriu i dytë më i votuari në VV pas Kurtit në zgjedhjet e fundit.

- Advertisement -

Lëvizja Vetëvendosje fitoi zgjedhjet e fundit, formoi Qeverinë me LDK’në, por pa i bërë dy muaj u rrëzua pasi Albin Kurti shkarkoi Nënkryetarin e LDK’së nga pozita e Ministrit dhe s’i pranoi kërkesat e SHBA’së për heqjen e tarifës ndaj Serbisë pa vendosur reciprocitetin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit