3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Liburn Aliu: Po na e bjerni punën që në zgjedhjet e ardhshme ta bëjmë qeverinë me mbi 60%

Rekomandime

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu tha se janë duke ua sjellë punën që ta bëjnë Qeverinë me mbi 60 deputetë.

- Advertisement -

“Po na e bjerni punën që ta bëjmë Qeverinë me mbi 60% ,e ju të vazhdoni politikën e tenderëve e të kapje së shtetit, të cilët do i vjen fundi edhe asaj pune në zgjedhjet e ardhshme, kur na vet do të mund ta bëjmë qeverinë, por prapë s’do e bëjmë vetë”, tha Aliu, transmeton Indeksonline.

Ai shtoi se pati edhe përvoja të mira me LDK-në, por që ato zgjasin deri në momentin kur e rrah pyka-pykën.

“Kemi përvoja të mira natyrisht, por ato zgjasin deri në momentin kur e rreh pyka-pykën, pra gjithçka shkon mirë deri në një moment kritik kur fillon një presion që na si VV nuk e dimë qysh është ai presion dhe ai është momenti kritik i thyerjes, që ne shpresojmë që në t ardhmen të mos ndodhë, por më nuk mundemi t’ua lëmë fatin e këtij vendi në këtë rrezik. Pra herën tjetër nuk do të ndodhë kështu, por do t’i bëjmë numrat vetë e jo me dikë që më pas të rrëzon”, shtoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit