1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Liburn Aliu tregon se çka do të ndodhë me çështjen e Liqenit të Ujmanit

Rekomandime

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu thotë se Kosova nuk do të negociojë me Serbinë sa i përket Liqenit të Ujmanit.

Aliu i ftuar në ATV konsideron se është gabim që është pranuar të flitet për Ujmanin.

- Advertisement -

“Është kapacitet i shtetit të Kosovës, është pronë e shtetit të Kosovës, pse duhet të diskutohet ose pse duhet të flasim për të. Gabim është që është pranu të flitet për Ujmanin sepse është pranu të flitet për resursin themelor,”- tha Aliu.

Kujtojmë se muaj më parë SHBA-të i kanë dorëzuar Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, studimin e fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit. Ky studim shënon përmbushjen e një prej angazhimeve të Marrëveshjes se Uashingtonit të arritur më 4 shtator 2020.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit